Të rejat dhe njoftimet

Të rejat COBISS+, V7.13

28.03.2021

Të rejat, përmirësimet dhe përditësimet

  • Formulari për kërkimin e avancuar është përditësuar dhe plotësuar me mundësinë e përzgjedhjes së filtrave në fasetet e përzgjedhura para ekzekutimit të kërkimit.
  • Është përditësuar shfaqja e numrit të huazimeve për një regjistrim me mundësinë e përzgjedhjes së periudhës.
  • Është shtuar mundësia e shfaqjes së regjistrimit në formatin e përzgjedhur për citim dhe eksporti në BibTex e RIS, pa pasur nevojë të hyni në Profili im COBISS.
  • Shfaqja e rezultateve të kërkimit është kufizuar në 1.000 regjistrimet e para ose në 50 faqe, nëse vendoset mundësia 10/faqe.
  • Në përzgjedhjen dhe vendosjen e parametrave të formatit për shfaqjen e rezultateve të kërkimit për një faqe është shtuar mundësia 100/faqe.

Të rejat COBISS+, V7.12

18.10.2020

Të rejat, përmirësimet dhe përditësimet:

  • Është shtuar funksioni i ri Porositja e materialit. Funksioni përdoret për porositjen e artikujve dhe burimeve elektronike në kuadër të huazimit ndërbibliotekar.
  • Është përrmirësuar performanca e COBISS+ për përsonat e verbër dhe ata me shikim të dobësuar.
  • Është përditësuar shfaqja e disponueshmërisë së burimeve elektronike.
  • Është përditësuar forma dhe përmbajtja e njoftimeve elektronike, të cilat anëtari i pranon nga COBISS+, gjatë regjistrimit, gjatë redaktimit të fjalëkalimit dhe adresës elektronike në bibliotekë (fjalëkalimi i harruar për Profili im COBISS, ndryshimi ose vendosja e adresës elektronike, regjistrimi online, krijimi i profilit me adresën elektronike).
  • Fotografitë e profilit apo avatarët duken edhe në COBISS+, ku edhe mund të redaktohen.
  • Është mundësuar fshirja e historisë së huazimeve në Biblioteka ime.
  • Te kërkimi i avancuar është mundësuar përdorimi i operatorit logjik OR në fushën e njëjtë për kërkim.
  • Është përmirësuar shfaqja e linqeve dhe e dokumenteve dCOBISS në të dhënat bazë të regjistrimit.

Të rejat COBISS+, V7.11

09.05.2020

Të rejat, përmirësimet dhe përditësimet:

  • Ndryshimi i shiritit të menusë COBISS+ që përmirëson përvojën e përdoruesit.
  • Në kufizimin me fasete është mundësuar përdorimi i disa filtrave njëherësh.
  • Në të gjitha bazat në kuadër të COBISS+ dhe në të gjitha burimet elektronike është mundësuar eksporti i listës së rezultateve dhe të dhënave për materialin në excel, pa pasur nevojë të hyni në Profili im COBISS.
  • Kur përdoruesi ndodhet brenda Profili im COBISS, Bibliotekat e mia paraqiten nën formularin për kërkim.
  • Në Biblioteka ime mund të fshihet numri i telefonit.
  • Është mundësuar kthimi i parakohshëm i librave elektronikë të ofertuesit Biblos.

Të rejat COBISS+, V7.10

01.03.2020

Të rejat, përmirësimet dhe përditësimet:

  • Është përditësuar dhe riemëruar Profili im COBISS dhe është përfshirë kontrolli për mungesën e adresës elektronike. Adresa elektronike është një nga identifikuesit kryesorë për të hyrë në Profili im COBISS.
  • Në eksportin e të dhënave nga Rafti im janë shtuar regjistrimet e burimeve elektronike.
  • Për kërkim në COBISS është shtuar faseti Tipologjia e dokumenteve/veprave.
  • Për kërkim të burimeve elektronike është shtuar faseti Data e botimit.
  • Është thjeshtësuar procedura e huazimit të librave elektronikë të ofertuesit Biblos.

Lajmet COBISS+, V7.9

17.12.2019

Përmirësimet dhe plotësimet:

  • Përmirësime dhe plotësime të vogla.

Lajmet COBISS+, V7.8

12.10.2019

Të rejat, përmirësimet dhe përditësimet:

  • Studentëve u është mundësuar hyrja online përmes identitetit të studentit.
  • Anëtarët e bibliotekave shkollore mund të hyjnë në profilin COBISS-i im përmes identitetit ArnesAAI.
  • Është përditësuar lista Bibliotekat e mia dhe është përshtatur me pajisjet mobile.

Lajmet COBISS+, V7.7

03.07.2019

Lajmet, përmirësimet dhe plotësimet: 

Njoftim

22.05.2019

Për shkak të mangësive në aspektin e sigurisë dhe vjetërsisë teknologjike kemi larguar mbështetjen për shfletuesin Internet Explorer (nga IE9 deri IE11). 

Lajmet COBISS+, V7.6

16.03.2019

Lajmet, përmirësimet dhe plotësimet:

  • Vazhdimi i anëtarësisë nga shërbimi Biblioteka ime.
  • Njoftimi pas regjistrimit në bibliotekë.
  • Përfshirja e përmbledhjes së përmbajtjes në shfaqjen e regjistrimit.
  • Përmirësime dhe plotësime të vogla.