Ndihma

Hyrja në COBISS+

Përmbledhje

Në çdo faqe të COBISS+ është e disponueshme ndihma. Atë mund ta shfrytëzoni duke klikuar në skedën Ndihma, që ndodhet në shiritin e menusë, në anën e djathtë. Për të shfaqur pjesë të veçanta të ndihmës përdorni përmbajtjen, që ndodhet në anën e djathtë të faqes. Brenda përmbajtjes mund të kërkoni edhe duke kombinuar tastet CTRL + F. Për të shkuar në krye të faqes klikoni butonin me shigjetën lartë që ndodhet poshtë faqes, në anën e djathtë.

Nëse keni nevojë urgjente për ndihmë, mund të përdorni mundësinë Ndihma live, e cila ndodhet në listën e mundësive Ndihma në shiritin e menusë.

Çfarë është COBISS+?

COBISS+ u mundëson bibliotekave dhe përdoruesve qasje online në këto baza të të dhënave:

  • bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave/katalogun COBIB – katalogu i përbashkët i bibliotekave
  • bazat lokale të të dhënave – katalogët e bibliotekave në sistemin COBISS
  • bazat e tjera të të dhënave në sistemin COBISS – bazat e specializuara të të dhënave, të cilat janë pjesë e sistemit COBISS
  • burimet e tjera të informacionit – bazat e specializuara të huaja dhe vendore

COBISS+ është krijuar për të gjithë përdoruesit: kërkuesit shkencorë, nxënësit, studentët, prindërit, profesorët, pensionistët… Për të gjithë ata, që kërkojnë informacione dhe materiale (edhe ato elektronike), të cilat janë në dispozicion në bibliotekat e Shqipërisë.

Gjeni mënyrën e kërkimit që u përshtatet nevojave tuaja

Në bazën e përbashkët të të dhënave COBIB, bazat lokale të bibliotekave dhe bazat e tjera të të dhënave mund të përdorni një nga këto mënyra të kërkimit:

  1. Kërkimi i thjeshtë – shënoni fjalën ose frazën, klikoni GJEJ.
  2. Kërkimi i avancuar – përdorni formularin për kërkim, përzgjidhni fushat për kërkim, të cilat mund të kombinohen me operatorët logjikë.
  3. Kërkimi i specializuar – ndërtoni pyetjen për kërkim me sintaksë të saktë. Në këtë rast duhet të njihni strukturën e regjistrimeve bibliografike.

Kërkimi i thjeshtë përdoret për të marrë informacione të përgjithshme. Rezultatit të dëshiruar i ofroheni më shumë përmes kërkimit të avancuar ose të specializuar, duke formuar me saktësi pyetjen për kërkim. Më shumë për mënyrat e kërkimit mund të lexoni në kapitullin “Kërkimi”.

Për çfarë lloj materialesh mund të kërkoni?

Llojet bazë të materialeve, për të cilat mund të kërkoni, janë:

  • monografitë
  • serialet
  • artikujt
  • audioregjistrimet
  • videoregjistrimet
  • filmat
  • materialet hartografike
  • materialet muzikore
  • materialet grafike
  • lodrat – objektet
  • veprat e ekzekutuara

Materialet mund të jenë në formën e shtypur ose elektronike. Regjistrimi bibliografik mund të përmbaj edhe linkun për tekstin e plotë.

Hyrja në COBISS+ (1)

Të gjitha funksionet e aplikacionit COBISS+ mund t’i shfrytëzoni vetëm pasi të regjistroheni. Përveç kërkimit mund të përdorni edhe shërbimin Biblioteka ime, i cili është i lidhur me bibliotekën dhe me profilin e përdoruesit, që mundëson rregullimin e parametrave të ndërfaqes së përdoruesit dhe ndryshime të tjera.

Në COBISS+ mund të hyni në këto mënyra:

  • COBISS AAI – hyrja përmes shërbimit Biblioteka ime (emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e merrni në bibliotekë)
  • ArnesAAI – hyrja për studentët, nxënësit dhe mësimdhënësit e institucioneve, të cilat janë të përfshira në Federatën ArnesAAI
  • Google – hyrja përmes llogarisë në Google+
  • Facebook – hyrja përmes llogarisë në Facebook
  • Adresa elektronike – hyrja përmes adresës elektronike

Nëse nuk regjistroheni në COBISS+ ju mund të shfrytëzoni vetëm funksionet elementare të kërkimit, të lidhura me sesionin aktual të përdoruesit.

Të rejat në COBISS+?

Versioni i ri i COBISS+ ofron funksione të reja, të cilat ndihmojnë përdoruesin në kërkimin e informacioneve dhe materialeve për kërkimet shkencore, për nevojat e shkollës dhe për përdorim të përgjithshëm. Disa nga risitë në COBISS+ janë:

  • ndryshimi në tërësi i ndërfaqes grafike, e përshtatur për të gjitha pajisjet mobile (telefonat e mençur, tabletet etj.)
  • mbështetja e parametrave personalë të ndërfaqefaqes dhe ruajtja e vazhdueshme përmes profilit COBISS-i im (p.sh. ruajtja e pyetjeve të përdorura për kërkim dhe regjistrimeve bibliografike etj.)
  • mundësia për të hyrë me llogari të ndryshme (p.sh. përmes llogarisë në Google+)
  • mbështetja e hyrjes së unifikuar përmes federatës COBISS AAI dhe ArnesAAI
  • mundësia e lidhjes së shërbimit Biblioteka ime me shërbimet e profilit COBISS-i im
  • mundësia e kërkimit në disa biblioteka njëherësh
  • ndihma në ekzekutimin e pyetjeve për kërkim (kufizimi sipas veçorive, lematizimi i fjalëve, funksioni i përfundimit automatik të fjalës)

Në vazhdim janë përshkruar në imtësi të gjitha modulet dhe funksionet.

Ndihma shtesë, propozimet dhe informacionet

Për ndihmë, sugjerime dhe informacione shtesë na shkruani në [e-postën](mailto:sherbimi@al.cobiss.net).
Për ndihmë, sugjerime dhe informacione shtesë na shkruani në [e-postën](mailto:vbmkservis@nubsk.edu.mk).

Disponueshmëria dhe dukja e ndërfaqes

Ekzistojnë kufizime të lidhura me licencat?

COBISS+ është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Të gjithë përdoruesit mund të kërkojnë në katalogun e përbashkët të bibliotekave - COBIB (parametrat e paracaktuar), bazat lokale të të dhënave dhe në shumicën e bazave të tjera. Kërkimi është i kufizuar në disa baza të huaja të të dhënave, ku duhet të respektohen marrëveshjet për licenca me ofertuesit. Në të tilla raste është e nevojshme hyrja e autorizuar e përdoruesit.

COBISS+ mundëson kërkimin dhe kontrollin e regjistrimeve bibliografike. Regjistrimet mund të përmbajnë edhe linkun për tekstin e plotë ose shërbimet e tjera (p.sh. burimet elektronike) jashtë aplikacionit COBISS+. Shërbimet e tilla mund të kenë kufizime të lidhura me licencat, për të cilat duhet të ekzistojnë marrëveshjet me ofertuesit e shërbimeve ose me bibliotekën që ofron këto shërbime. Këto burime janë të disponueshme vetëm përmes hyrjes së autorizuar të përdoruesit.

Parametrat e shfletuesit

COBISS+ mbështetet nga shumica e shfletuesve në internet; pamja e ndërfaqes mund të përshtatet duke ndryshuar disa parametra në shfletues.

Ndryshimi i madhësisë së tekstit

Madhësia e tekstit të shfaqur në aplikacionin COBISS+ (përfshirë edhe lundrimin) mund të ndryshohet drejpërdrejt në shfletues.

Firefox
  • Hapni menunë View dhe përzgjidhni një nga mundësitë tek Zoom.
  • Për rritjen e tekstit shtypni njëherësh CTRL dhe +, ndërsa për ta zvogëluar tekstin CTRL dhe –.
  • Për të paracaktuar madhësinë e tekstit shtypni njëherësh CTRL dhe 0.
Google Chrome
  • Shtypni butonin Control the current page dhe përzgjidhni një nga mundësitë tek Text Zoom.
  • Për rritjen e tekstit shtypni njëherësh CTRL dhe +, ndërsa për zvogëlimin e tekstit CTRL dhe –.
  • Për të paracaktuar madhësinë e tekstit shtypni njëherësh CTRL dhe 0.
Ndryshimi i ngjyrës së tekstit, sfondit dhe linkut

Shfletuesi mundëson ndryshimin e ngjyrës dhe sfondit gjatë shfletimit të faqeve elektronike. Këto ndryshime mund t’i përdorni për të ndryshuar stilet e paracaktuara. Në shfletuesit që i mbështet COBISS+ janë në dispozicion këto mundësi:

Firefox
  1. Hapni menunë Tools.
  2. Përzgjidhni Options.
  3. Klikoni butonin Colors në skedën Content.
  4. Anuloni përzgjedhjen e Use system colors.
  5. Përzgjidhni ngjyrën e preferuar.
  6. Anuloni përzgjedhjen e Allow pages to choose their own colors… dhe klikoni OK .
Google Chrome
  1. Klikoni ikonën e menusë (tre pika) në pjesën e sipërme, në anën e djathtë të dritares së shfletuesit Chrome.
  2. Klikoni Settings.
  3. Klikoni linkun Show advanced settings në fund të faqes.
  4. Klikoni linkun Add additional accessibility features në fund të faqes.
  5. Gjeni dhe përzgjidhni Chrome Accessibility

Fjalori

ArnesAAI
Infrastruktura për verifikim-autorizim, e cila mundëson hyrjen e unifikuar për një numër të shërbimeve (edhe hyrjen në COBISS+). Më shumë informacione në: https://aai.arnes.si/.

Bazë e të dhënave
Koleksioni i të dhënave (katalogu). Në COBISS+ mund të kërkoni në bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave - katalogun, bazat lokale të të dhënave të bibliotekave dhe koleksionet e tjera të specializuara të të dhënave.

Regjistrim bibliografik
Regjistrimi i krijuar me ndihmën e kompjuterit për përmbajtjen dhe formën e materialit. Regjistrimi është njësia bazë e katalogëve të bibliotekave. Gjatë kërkimit në COBISS+ gjeni regjistrime bibliografike.

Tekst i plotë
Teksti i pashkurtuar i një vepre, dokumenti ose botimi (angl. Full Text).

COBIB
Baza e përbashkët bibliografike e të dhënave - katalogu; mundëson qasjen në katalogun e përbashkët të bibliotekave, të cilat bashkëpunojnë në sistemin COBISS.

COBISS
Akronimi për Co-operative Online Bibliographic System and Services.

COBISS.Net
Platforma e sistemeve kombëtare bibliotekare dhe të informacionit në Slloveni, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni, Bosnje e Hercegovinë dhe Bullgari. Më shumë informacione në: http://www.cobiss.net.

COBISS+
Versioni i ri i aplikacionit COBISS/OPAC.

COBISS AAI
Infrastruktura për verifikim-autorizim, e cila mundëson hyrjen e unifikuar për një numër të shërbimeve të informacionit bibliotekar përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit që merrni në bibliotekë.

COLIB
Baza e të dhënave për bibliotekat që bashkëpunojnë në sistemin COBISS.

COMARC
Formati i regjistrimit bibliografik.

Bazat lokale të të dhënave
Katalogët e bibliotekave në sistemin COBISS.

COBISS-i im
Profili i përdoruesit brenda aplikacionit, i cili lidh llogaritë e përdoruesit brenda shërbimit Biblioteka ime dhe mundëson vendosjen e parametrave të ndërfaqes së përdoruesit si dhe adaptimet e tjera.

Biblioteka ime
Llogaria e përdoruesit brenda bibliotekës për anëtarin e caktuar. Mundëson kontrollimin e huazimit të materialeve, zgjatjen e afatit, rezervimin dhe shërbimet e tjera online, të cilat i ofron biblioteka.

OPAC
Akronimi për Open Public Access Catalog.

Kërkimi

Përzgjedhja e bazës së të dhënave

Jeni duke kërkuar një libër konkret në një nga bibliotekat dhe ju intereson të dini nëse mund t’a huazoni atë. Ose po kërkoni materialin nga një fushë e caktuar, p.sh. ekonomia, dhe ju intereson të dini, se në cilën bibliotekë më të afërt është i disponueshëm. Gjithashtu, ju intereson të dini nëse biblioteka mundëson qasjen online në tekstin e plotë të artikullit, në librat elektronikë etj.

Gjatë kërkimit duhet të përzgjidhni ato baza të të dhënave, të cilat bazuar në nevojat dhe dëshirat tuaja, ofrojnë rezultate më të përshtatshme.

Cilat baza të të dhënave janë në dispozicion?

Përmes COBISS+ mund të kërkoni në:

  • bazën e përbashkët bibliografike të të dhënave - katalogun COBIB
  • bazat lokale të të dhënave
  • bazat e tjera të të dhënave
Baza e përbashkët bibliografike e të dhënave - katalogu COBIB

Kërkimi në bazën e të dhënave COBIB mundëson kërkimin e të dhënave në katalogun e përbashkët të bibliotekave. COBIB është vendosur si bazë e paracaktuar e të dhënave. Kërkimin në katalogët e bibliotekave e realizoni duke klikuar në Kërkimi, që ndodhet në shiritin e menusë, dhe më pas në listë përzgjidhni mundësinë në biblioteka. Rezultatet e kërkimit përfshijnë të dhënat për koleksionet dhe të dhënat për disponueshmërinë e materialit në biblioteka.

Kjo bazë e të dhënave zakonisht përdoret për kërkime të përgjithshme. Kërkimi në COBIB është shumë praktik edhe nëse kërkoni artikuj. Më shumë…

Bazat lokale të të dhënave

Kërkimi në katalogët e bibliotekave bëhet duke klikuar në Kërkimi, që ndodhet në shiritin e menusë, dhe më pas në listë përzgjidhni mundësinë në biblioteka.

Për të kërkuar në katalogun e bibliotekës së veçantë, përzgjidhni katalogun e asaj biblioteke në listën e cila ndodhet në dritaren e formularit për kërkim “Bibliotekat”. Bibliotekën mund ta përzgjidhni edhe duke shënuar akronimin e saj, emrin, departamentin ose vendin. Mund të përzgjidhni disa biblioteka dhe në këtë mënyrë kërkoni në disa katalogë njëherësh. Bibliotekën mund ta largoni nga lista duke klikuar në shenjën plus që ndodhet në të djathtë të emrit të bibliotekës.

Në profilin COBISS-i im, mund të caktoni si vlerë të paracaktuar kërkimin në katalogët e bibliotekave të caktuara.

Bazat e tjera të të dhënave (1)

Bazat e tjera të të dhënave mund t’i përzgjidhni duke klikuar në Kërkimi, që ndodhet në shiritin e menusë, dhe më pas në listë përzgjidhni mundësinë në baza të tjera të të dhënave.

Mund të përzgjidhni midis këtyre bazave të të dhënave:

  • COLIB – të dhënat për bibliotekat. Më shumë…
  • CONOR – skedari i njësuar i emrave vetjakë dhe të organizatave. Më shumë…
  • SGC – lista e përgjithshme e emërtimeve lëndore.
  • CORES – serialet, redaktorët etj.
  • ELINKS – botimet elektronike me regjistrimet në COBIB.
- COLIB – të dhënat për bibliotekat. [Më shumë...](help/colib) - CONOR – skedari i njësuar i emrave vetjakë dhe të organizatave. - SGC – lista e përgjithshme e emërtimeve lëndore. - CORES – serialet, redaktorët etj. - ELINKS – botimet elektronike me regjistrimet në COBIB.
Burimet e tjera të informacionit (1)

Burimet e tjera të informacionit janë të disponueshme nga shiriti i menusë duke përzgjedhur mundësinë Kërkimi; më pas në listë përzgjidhni mundësinë në burime të tjera të informacionit.

Mund të përzgjidhni midis këtyre bazave të të dhënave, të cilat janë të integruara në sistemin COBISS:

  • JCR – faktori i impaktit të revistave nga Journal Citation Reports.
  • SNIP – faktori i impaktit të revistave nga Source Normalized Impact per Paper.
  • DOM/UKM – baza e historisë lokale UKM.
  • ZAL/ISBN – botuesit.

Kërkimi i thjeshtë

  1. Në dritaren për kërkim Pyetja për kërkim shënoni një ose disa fjalë.
  2. Përzgjidhni katalogët e bibliotekave në të cilët dëshironi të kërkoni; parametri i paracaktuar është kërkimi në katalogun e përbashkët COBIB.
  3. Kërkimin mund ta kufizoni me llojin e materialit; si parametër i paracaktuar është kërkimi për të gjitha llojet e materialeve.
  4. Kërkimi fillon pasi të shtypni tastin Enter ose të klikoni butonin GJEJ.

Shembull:

  • Në dritaren për kërkim shënoni: kadare dosja h
  • nga lista në të djathtë përzgjidhni llojin e materialit, p.sh.: libra

Rezultatet e kërkimit janë të klasifikuara sipas rëndësisë. Rezultatet më të rëndësishme janë në fillim.

Nëse klikoni mbi një rezultat të kërkimit shfaqet regjistrimi me të dhëna të detajuara për materialin.

Çfarë duhet të dini për kërkimin e thejshtë?

Përmes kërkimit të thjeshtë kërkoni për të gjitha të dhënat, edhe për përmbledhjet (abstraktet) e mundshme. Është kërkimi i përdorur më së shpeshti; përdoret kur të dhënat nuk dihen saktë (p.sh. titulli, autori etj).

Nëse shënoni disa terma për kërkim, do të gjeni të gjithë ata terma në regjistrimin e njëjtë.

Përzgjedhja e termave për kërkim

Gjatë kërkimit rëndësi të veçantë ka përzgjedhja e saktë e termave për kërkim. Nëse termat për kërkim nuk i dini saktë, fillimisht shënoni termat e përgjithshëm. Nëse ju intereson të dini për infeksionet, të cilat i bartin rriqrat, por nuk i dini emrat e infeksioneve, shënoni:

Shembull: infeksion

Vetëm një term për kërkim, shpesh nuk mjafton për të gjetur numrin e përshtatshëm të rezultateve, për këtë arsye shënoni:

Shembull: infeksion rriqër

Shtimi në vazhdim i termave kufizon kërkimin dhe shumë herë nga lista e rezultateve përjashton edhe rezultatet e rëndësishme. Për këtë arsye duhet të përdorni terma sa më specifikë (preciz), të cilët i keni gjetur në mesin e rezultatave më të rëndësishme.

Shembull: Borelioza meningoencefalitis

Te kërkimi i thjeshtë do të merrni më shumë rezultate, nëse në vend të gjuhës natyrale përdorni fjalët kyçe.

Shembull: Pyetja për kërkim infeksion rriqër është më e mirë se sëmundjet, të cilat i bartin rriqërat.

Shkronjat e mëdha dhe të vogla

Në pyetjen për kërkim mund të përdorni shkronjat e mëdha ose të vogla. Rezultati do të jetë i njëjtë nëse kërkoni:

  • azem shkreli ose
  • Azem Shkreli ose
  • AzEm ShkReLi

Operatori logjik “DHE”

Midis fjalëve në pyetjen për kërkim është i paracaktuar operatori logjik DHE. Kjo do të thotë që rezultatet e kërkimit duhet të përmbajnë të gjitha fjalët nga pyetja për kërkim. Fjalët “dhe” e “and” në pyetjen për kërkim trajtohen njëjtë sikurse fjalët e tjera, të cilat ndodhen në titull, parathënie ose kudo në regjistrimin bibliografik.

Shkurtimi i fjalëve

Fjalët i shkurtoni me simbolin *, kur dëshironi që në rezultatet e kërkimit të përfshini të gjitha format e fjalëve të caktuara (*shkallë, shkallëve, shkall*). Yllthi zëvendëson një ose disa karaktere.

Shembull: ngjitem shkallë*

Për shkurtimin e termave për kërkim mund të përdorni edhe simbolin %, i cili zëvendëson vetëm një karakter. Në një varg mund të jenë disa simbole %.

Shembull: shk%llë

Në mesin e rezultateve janë edhe regjistrimet që përmbajnë fjalën shkollë.

Fjalët e veçanta mund t’i shkurtoni me simbolet * dhe % në fillim, në mes ose në fund.

Lematizimi i fjalëve

Lematizimi është një mënyrë e zgjerimit të termit për kërkim. Kërkimi ekzekutohet në mënyrë automatike sipas formës së fjalëve të shënuara dhe në të njëjtën kohë sipas formave, të cilat janë të përfshira në Amebis (https://www.amebis.si)

Kërkimi i bazuar në lematizim funksionon vetëm në kërkimin e thjeshtë dhe për fjalët në gjuhën sllovene.

Shembull: Kuptimi më i mirë i infeksioneve

Në mesin e rezultateve të kërkimit ndodhen edhe regjistrimet, në të cilat janë të përfshira edhe format e tjeta të këtyre fjalëve:

më e mirë, më të mirë, i mirë, mirë…
kuptimi, kuptimet, kuptim…
infeksione, infeksion…

Kërkimi i frazave

Nëse frazën që kërkoni e dini saktë, termat i shënoni brenda thonjëzave.

Shembull: “të jesh apo të mos jesh”

Nëse termat i vendosni brenda thonjëzave, në rezultatet e kërkimit ndodhen të gjitha regjistrimet, në të cilat fjalët brenda thonjëzave janë të gjitha bashkë dhe në renditje të njëjtë siç i keni shënuar. Në këtë mënyrë kërkimi i thjeshtë ndryshon nga kërkimi me fraza te kërkimi i avancuar dhe ai i specializuar, ku kërkohet me varg të saktë të simboleve (me përjashtim të disa simboleve të veçanta që nuk shënohen). Ju mund të shkurtoni çdo fjalë në frazë.

Funksioni për përfundimin automatik të fjalisë (angl. autocomplete)

Gjatë shënimit të pyetjes për kërkim, funksioni për përfundimin automatik të fjalisë propozon në mënyrë automatike termat për kërkim.

Shembull: shoqata e artistëve

Në mënyrë automatike ofrohet fraza për kërkim siç është p.sh.: shoqata e artistëve të rinj etj.

Nëse përmbajtjen e pranoni ajo transferohet në fushën për kërkim.

Kërkimi i avancuar

Pyetjen për kërkim ndërtojeni sa më saktë.

  1. Në dritaren për kërkim shënoni një ose disa fjalë. Në listën në të majtë përzgjidhni fushën për kërkim (indeksin për kërkim) për të kufizuar kërkimin.
  2. Nëse dëshironi të kërkoni me disa fusha, termat shënoni edhe në dritaret e tjera për kërkim. Në listën në të majtë përzgjidhni fushën për kërkim (indeksi për kërkim) për të kufizuar kërkimin.
  3. Nëse gjatë kërkimit përdorni disa fusha për kërkim, duhet të keni kujdes në përzgjedhjen e operatorëve logjik (DHE, OSE, JO) në listën në të djathtë.
  4. Përzgjidhni katalogët e bibliotekave në të cilët dëshironi të kërkoni.
  5. Sipas nevojës përzgjidhni llojin e materialit, gjuhën ose materialin e disponueshëm në mënyrë elektronike.
  6. Kërkimi ekzekutohet kur të keni shtypur tastin Enter ose butonin GJEJ.

Shembull:

Fusha Vlera Operatori
Titulli: vresht* OSE
Titulli: hardhi* DHE
Viti i botimit : 199*

Në mesin e rezultateve të kërkimit është materiali, i cili është botuar midis viteve 1990-1999 dhe në titull ka njërën nga fjalët që fillojnë me vresht ose hardhi, p.sh. libri Përmbledhje punimesh të Shoqatës së Vreshtarëve dhe miqve të verës Rahoveci, botuar në vitin 1997.

Mënyra e paracaktuar e kërkimit është kërkimi me fjalë, ndërsa në dritare të veçanta mund të kërkoni edhe me fraza duke përdorur thonjëzat.

Nëse përzgjidhni kërkimin përmes fushës Fjalët kyçe, ekzekutohet kërkimi për të gjitha fushat e indeksuara të regjistrimit bibliografik.

Disa fusha për kërkim kanë edhe listën për kufizimin e kërkimit, p.sh. gjuha.

Përdorimi i operatorëve logjik

Termat për kërkim mund t’i kombinoni përmes operatorëve logjik DHE, OSE, JO.

Operatori Rezultatet e kërkimit
DHE regjistrimet që përmbajnë të gjitha termat për kërkim të lidhur me operatorin DHE (nëse atë nuk e ndryshoni, ai ekzekutohet në mënyrë automatike, sepse është operator i paracaktuar.)
OSE regjistrimet që përmbajnë së paku një nga termat e shënuar për kërkim
JO regjistrimet që përmbajnë termin e parë për kërkim, por nuk përmbajnë termin pas operatorit

Gjatë përdorimit të operatorëve logjik duhet të keni kujdes në rendin e ekzekutimit të tyre. Te kërkimi i avancuar operatorët ekzekutohen sipas fushave për kërkim nga lartë poshtë. Për arsye se, operatori logjik OSE është në mënyrë të veçantë i ndjeshëm, më së miri është të përdoret në fillim të pyetjes për kërkim.

Kërkimi me fjalë dhe me fraza

Kërkimi me fjalë

Është kërkimi me fjalët që ndodhen gjithandej në regjistrim (p.sh. në titull, në emrin e autorit, botuesit etj.). Midis dy fjalëve mund të shënoni çfarëdo shenje pikësimi ose të vendosni hapësirë.

Shembull:
- Fjalët kyçe: dea, spaho ose dea spaho

Rezultat i kërkimit janë regjistrimet, në të cilat shfaqen fjalët Dea dhe Spaho.

Renditja e termave për kërkim tek ky lloj kërkimi është sipas dëshirës.

Shembull:
- Titulli: * historia e shqiptarëve* ose e shqiptarëve, historia

Midis rezultatave të kërkimit janë edhe regjistrimet për materialet me titull Historia e shqiptarëve deri në vitin 1918 dhe Historia e shqiptarëve në Kosovë.

Kërkimi me fraza

Është kërkimi me frazat që vendosen në thonjëza. Ekzekutohet kërkimi me komplet vargun e fjalëve. Nëse nuk i përdorni thonjëzat, në mënyrë automatike ekzekutohet kërkimi me fjalë.

Shembull:
- Titulli: “ushqimet tradicionale shqiptare” (Në mesin e rezultateve të kërkimit është regjistrimi për materialin me titull Ushqimet tradicionale shqiptare.)

Shkurtimi

Termat ose frazat e caktuara për kërkim shkurtohen me shenjën * (zëvendëson një numër karakteresh) ose % (zëvendëson një karakter).

Shembull:
- Fjalët kyçe: punë*

Rezultat i kërkimit janë regjistrimet me fjalët kyçe që fillojnë me punë.

Shembull:
- Autor: “qosja, r*”

Rezultat i kërkimit janë regjistrimet, në të cilat në fushën për autorësinë ndodhet mbiemri Qosja, ndërsa emri fillon me shkronjën r, p.sh.: Qosja, Rexhep; Qosja, Rinor etj.

Shembull:
- Titulli: "**tregimeve popullore*"

Rezultat i kërkimit janë regjistrimet, te të cilat titujt përfundojnë me tregimeve popullore.

Fjalët ose frazat e caktuara mund t’i shkurtoni në fillim, në mes ose në fund, duke përdorur shenjën * dhe %.

Emrat vetjakë

Emrat vetjakë në fushat për autorësinë dhe fushat për emrin e përdorur si emërtim lëndor janë në formë të përmbysur – mbiemri është i pari, pastaj emri ose emrat. Midis mbiemrit dhe emrit është presja dhe hapësira. Te mënyra e kërkimit me fraza duhet të shënoni emrin në formën Mbiemri, Emri. Për arsye se, në disa fusha për autorësinë ose fushat për emrat e përdorur edhe si emërtime lëndore, krahas emrit ndodhet edhe viti i lindjes ose vdekjes apo të dy vitet, rekomandohet që fraza gjithmonë të përmbyllet me * (shenja për shkurtim).

Shembull:
- Autori: “çajupi, andon zako*”

Midis rezultateve të kërkimit janë regjistrimet që në fushën për autorësinë kanë dy format e emrit Çajupi, Andon Zako dhe Çajupi, Andon Zako, 1866–1930.

Shenjat e pikësimit etj.

Te kërkimi me fraza duhet të vendosen të gjitha shenjat e pikësimit, apostrofët, vizat lidhëse etj.

Shembull:
- Titulli: “buka, vera, peshku

Rezultat i kërkimit është materiali me titull Buka, vera, peshku.

Kjo rregull nuk vlenë për shenjat: (, ), *, %, :, [, ], <, >, = dhe #. Nëse këto shenja ndodhen midis termit për kërkim, ato zëvendësohen me hapësirë, ndërsa nëse ndodhen në fillim ose në fund, thjeshtë nuk shënohen.

Shenjat diakritike dhe shkronjat e veçanta

Te shënimi i pyetjeve për kërkim mund të përdorni ose jo shenjat diakritike (në rezultatet e kërkimit nuk ndryshon asgjë). E rëndësishme është që gjatë (mos)përdorimit të tyre të jeni të qëndrueshëm.

Shembuj:

  • Autori: çajupi ose cajupi
  • Autori: Gödel ose Godel
  • Fjalët kyçe: sigurðardóttir ose sigurdardottir, por jo sigurdardóttir

Nyjet

Te mënyra e kërkimit me fraza mund t’i injoroni dhe të mos i shënoni nyjet a, the, die, l, le, la etj. kur ndodhen në fillim të titujve.

Shembull:
- Titulli: “chronik von visoko”

Rezultat i kërkimit është materiali me titullin Die Chronik von Visoko.

Fjalët kyçe

Gjatë kërkimit me fjalë kyçe mund të kërkoni me fjalë, fraza ose të kombinuara (fjalë dhe fraza njëkohësisht). Frazat duhet t’i shënoni brenda thonjëzave.

Shembull:
- Fjalët kyçe: diell*, hoti

Rezultat i kërkimit janë regjistrimet, në të cilat ndodhet fjala Hoti dhe fjalët e tjera që fillojnë me diell, p.sh. regjistrimet me titullin e novelës Dielli lind përsëri dhe autorin Visar Hoti.

Shembull:
- Fjalët kyçe: “katekizmi protestant”, trubar

Midis rezultatave të kërkimit është edhe koleksioni i parathënieve të shkrimtarëve të katekizmit protestant; brenda koleksionit ndodhet edhe parathënia e autorit Primozh Trubar.

Kërkimi për periudhën kohore

Përdoret për kërkimin e viteve të botimit brenda një periudhe kohore dhe te kërkimi me numra. Në dritaren për kërkim shënohen dy vlera në renditje kronologjike, të cilat ndahen me dy pika.

Shembull:
- Viti i botimit: 1994:2000

Rezultat i kërkimit janë të gjitha botimet midis viteve 1994 dhe 2000.

Kërkimi i specializuar

Kërkimi i specializuar mundëson krijimin e pyetjeve të sakta për kërkim duke përdorur indekset për kërkim (parashtesat ose prapashtesat) në kombinim me operatorët logjikë dhe ata të kontekstit. Ky lloj kërkimi përdoret nga përdoruesit më të përgatitur, të cilët njohin shumë mirë strukturën e të dhënave bibliografike.

  1. Në dritaren Pyetja për kërkim shënoni pyetjen për kërkim.
  2. Përzgjidhni katalogët e bibliotekave, në të cilët dëshironi të ekzekutoni kërkimin.
  3. Sipas nevojës përzgjidhni llojin e materialit ose kufizimin për materialin me qasje elektronike.
  4. Klikoni butonin GJEJ dhe ekzekutojeni kërkimin.

Formimi i pyetjes për kërkim

Në kërkimin e specializuar mund të kërkoni me indeksin bazë ose indekset shtesë.

Kërkimi me indeksin bazë

Te kërkimi me indeksin bazë kërkohet përmes fjalëve kyçe. Në dritaren për kërkim shënoni një ose disa fjalë dhe sipas nevojës përdorni operatorët logjikë apo të kontekstit. Nëse keni shënuar disa fjalë dhe nuk keni vendosur asnjë nga operatorët, në mënyrë automatike ekzekutohet operatori logjik AND (DHE).

Pyetjet për kërkim i shënoni në këtë mënyrë: [termi për kërkim] [operatori] [termi për kërkim]...

Shembuj:

  • kultura shqiptare
  • kultura AND shqiptare
  • pajisjet me induksi*
  • harry potter guri filozofal
  • planeti tokë encikloped*

Pyetjeve për kërkim, të formuara në këtë mënyrë, mund t’u shtoni edhe prapashtesat dhe të kufizoni kërkimin. Një pyetje të tillë për kërkim duhet ta shënoni në këtë formë: [termi për kërkim]/[prapashtesa] [operatori] [termi për kërkim]/[prapashtesa]…

Shembuj:

  • kultura/TI AND shqiptare/TI
  • (*kultura AND shqiptare)/TI*
  • këngë (n) popullore
  • (këngë (n) popullore)/KW
Kërkimi me indekset shtesë

Pyetjen për kërkim e ndërtoni në këtë mënyrë: [parashtesa për kërkim]=[termi për kërkim] ose në kombinim me operatorët: [parashtesa për kërkim]=[termi për kërkim] [operatori] [parashtesa për kërkim]=[termi për kërkim]…

Shembuj:

  • TI=gjenetika molekulare në mjekësi OR DU=gjenetika molekulare
  • AU=rrahmani* AND TI=malësorja
  • AU=tolstoj* AND TI=ana karenina AND LA=alb
Kombinimi i kërkimit me indeksin bazë dhe shtesë

Kërkimi mund të kombinohet me indeksin bazë dhe atë shtesë.

Shembuj:

  • Viktoria AND Holt/AU
  • alpet AND shqiptare/TI
  • james/AU AND daisy miller
  • dumas/TI AND biografia AND shqipe
  • TI=gandhi AND columbia*/PU AND video

Lista e parashtesave dhe prapashtesave për kërkimin e specializuar

Lista e parashtesave për kërkim

Me përdorimin e parashtesave përcaktohet indeksi me të cilin dëshironi të kërkoni. Lista e parashtesave për kërkim së bashku me kuptimin e tyre dhe shembujt:

Kuptimi Parashtesa Shembulli për kërkim Lista e kodeve
Autor – person AU= AU=Kadare, Ismai*
Autor – organizatë CB= CB=Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Vendi i mbledhjes/shtesa e emrit të organiz. CP= CP=Bled
Titulli TI= TI=*për të burgosur
Titulli i origjinalit TO= TO=Windows for dummies
Seri CL= CL=Libri shkoll*
Vendi i botimit PP= PP=Prishtin*
Viti i botimit PY= PY=1973
Viti i fundit P2= P2=1982
ISBN BN= BN=86-11-14789-8
ISSN - artikull SN= SN=1318-3176
ISSN SP= SP=0350-4972
ISSN-L SL= SL=0350-4972
Emërtimet lëndore SU= SU=Veprimtaria bankare
Kodi për llojin e autorësisë AC= AC=440 Lista e kodeve
Kodi për llojin e përmbajtjes CC= CC=j3 Lista e kodeve
Shteti/rajoni i botimit CO= CO=ita Lista e kodeve
Kodi i institucionit/organizatës FC= FC=3-114* Lista e kodeve
Gjuha LA= LA=cze Lista e kodeve
Kodi për letërsinë LC= LC=a4 Lista e kodeve
Gjuha e origjinalit LO= LO=jpn Lista e kodeve
Kodi për përdoruesit TA= TA=b Lista e kodeve
Tipologjia e dokumenteve/veprave TD= TD=1.01 Lista e kodeve
KDU për kërkim UC= UC=331.56 Lista e kodeve
Fjalë kyçe KW= KW=rezon* magnetike
Fjalë kyçe rezon* magnetike

Lista e prapashtesave për kërkim

Te kërkimi me indeksin bazë (kërkimi me fjalë), fjalëve mund t’u shtoni prapashtesën për kërkim dhe në këtë mënyrë kufizoni kërkimin e fjalëve në një indeks të veçantë. Lista e prapashtesave për kërkim së bashku me kuptimin e tyre dhe shembujt:

Kuptimi Prapashtesa Primer iskanja
Përmbledhje ose abstrakt /AB matemat*/AB
Autor – person /AU Holt Victoria/
Autor – organizatë /CB Univerzitet* knjižnic/CB
Vendi i mbledhjes/shtesa e emrit të organiz. /CP Tiranë/CP
Titulli /TI alpet shqiptare/TI
Titulli i origjinalit /TO music*/TO
Seria /CL Seria Ciciban/CL
Përcaktimi i përgjithshëm i materialit /GM Film/GM
Emërtimet lëndore /SU Ekonomia/SU
Fjalë kyçe /GE Program kompjuter*/GE
Shënime /NT pseudonim/NT
Prodhuesi /NM Rilindja/nm
Vendi i prodhimit /PM Prishtinë/PM
Vendi i botimit /PP (Tiranë/PP
Botuesi /PU Toena/PU

Lista e të gjitha parashtesave dhe prapashtesave për kërkim, të cilat përdoren në COBISS+ është e publikuar këtu.

Përdorimi i operatorëve logjik

Për dallim nga kërkimi i avancuar, në kërkimin e specializuar operatorët logjik shënohen në gjuhën angleze:

Operatori Kuptimi Rezultati i kërkimit
AND DHE regjistrimet, të cilat përmbajnë të gjithë termat e lidhur me operatorin AND
OR OSE regjistrimet, të cilat përmbajnë së paku një nga termat e shënuar
NOT JO regjistrimet, të cilat përmbajnë termin e parë, por nuk përmbajnë termin pas operatorit NOT

Shembull:
- qenë OR mace
- shëndetësia AND mjekët
- gazetaria NOT televizio*

Përdorimi i operatorëve të kontekstit

Gjatë kërkimit në regjistrim, operatorët e kontekstit përcaktojnë afërsinë relative midis fjalëve në pyetjen për kërkim. Termat mund të kombinohen me prapashtesat për kërkim.

NEAR (N)

Të dy termat për kërkim shfaqen bashkë, në renditjen që dëshironi.

Shembull: rudolf (N) maister

Pyetja për kërkim: Rudolf Maister dhe Maister, Rudolf.

nNEAR (nN)

Të dy termat për kërkim shfaqen në renditjen që dëshironi, midis tyre mund të jenë më së shumti “n” fjalë.

Shembull: cost (1N) benefit

Pyetja për kërkim mund të jetë: cost to benefit, benefit to cost, cost-benefit, cost/benefit.

Renditja e e operatorëve

Te përdorimi i operatorëve duhet të keni kujdes në rendin e tyre. Renditja e operacioneve është:

  1. kllapa
  2. operatorët e kontekstit
  3. NOT
  4. AND
  5. OR

Renditjen e operacioneve mund ta ndryshoni duke përdorur kllapat si në shembullin në vazhdim.

Shembull:
- ((deti OR ajri) and ndotja*) NOT lumenjtë

Programi do të kërkoj regjistrimet që përmbajnë fjalën deti ose ajri, më pas nga ato regjistrime do të përzgjedh vetëm regjistrimet, të cilat përmbajnë edhe ndotja, dhe në fund do të përjashtoj të gjitha regjistrimet që përmbajnë fjalën lumenjtë.

Kërkimi për periudhën kohore

Përdoret për kërkimin e veprave të botuara brenda një periudhe kohore ose te kërkimi me numra. Në dritaren për kërkim shënoni dy vlera në renditje kronologjike dhe ato ndani me dy pika.

Shembull: PY=1994:2000

Rezultat i kërkimit janë të gjitha veprat e botuara midis viteve 1994 dhe 2000.

Kufizimi i pyetjeve për kërkim

Pyetjen për kërkim mund ta kufizoni në llojin e materialit, gjuhën dhe qasjen elektronike.

Kufizimi sipas llojit të materialit

Kufizimin sipas llojit të materialit te kërkimi i thjeshtë e bëni duke përzgjedhur materialin në listën, e cila ndodhet në të djathtë të dritares për shënimin e termit.

Te kërkimi i avancuar dhe i specializuar, lista me kufizimet sipas llojit të materialit ndodhet nën formularin për kërkim.

Kufizimin mund ta bën sipas këtyre llojeve të materialeve:
- të gjitha materialet (+ burimet elektronike)
- libra
- gazeta, revista etj.
- artikuj…
- libra elektronikë
- videoregjistrime dhe filma
- CD/DVD
- materiale hartografike
- materiale muzikore
- regjistrime zanore
- materiale grafike
- lodra – objekte
- vepra të ekzekutuara - ngjarje
- të gjitha regjistrimet

Vlerë e paracaktuar e kufizimit është: të gjitha materialet (+ burimet elektronike).

Kufizimi sipas gjuhës

Te kërkimi i thjeshtë nuk mund të aplikohet kufizimi sipas gjuhës. Kufizimin sipas gjuhës mund ta bëni vetëm pasi të merrni rezultatet e kërkimit.

Te kërkimi i avancuar mund të bëni kufizimin sipas cilës gjuhë të dëshironi. Kufizimi bëhet duke përzgjedhur gjuhën përkatëse në listë.

Te kërkimi i specializuar kufizimin sipas gjuhës mund ta ekzekutoni duke përdorur parashtesën LA= ose prapashtesën /LA.

Kufizimi sipas qasjes elektronike

Disa regjistrime përmbajnë edhe të dhënën për disponueshmërinë e materialit në formën elektronike online së bashku me adresën URL, në të cilën ndodhet materiali. Kjo do të thotë, se materiali ndoshta është i disponueshëm si tekst i plotë përmes URL-së. Nëse klikoni në linkun URL, përmbajtja zhvendoset nga COBISS+ në platformën e ofertuesit të përmbajtjes. Disponueshmëria e tekstit të plotë varet nga marrëveshja me ofertuesin e përmbajtjes dhe bibliotekës, e cila përdoruesve të saj u ofron këto shërbime.

Kërkimi i thjeshtë nuk mundëson kufizimin sipas qasjes elektronike, mirëpo këtë e mundësojnë kërkimi i avancuar dhe ai i specializuar, duke përzgjedhur mundësinë Vetëm me qasje elektronike.

Kufizimi përmes faseteve

Pas ekzekutimit të kërkimit ju merrni listën e rezultateve të kërkimit. Në anën e majtë të listës shfaqet menuja e faseteve, që mundëson shfaqjen në mënyra të ndryshme të rezultateve të kërkimit. Menunë e faseteve mund ta zhvendosni edhe në anën e djathtë të listës së rezultateve ose parametrat i paracaktoni në profilin COBISS-i im.

Menuja e faseteve përbëhet nga fasetet e veçanta. Fasetet ofrojnë klasifikimin e regjistrimeve që janë rezultat i kërkimit të ekzekutuar.

Në dispozicion janë këto fasete:
- lloji i përmbajtjes
- lloji i materialit
- gjuha
- kategoria e publikut
- autori
- viti i botimit
- subjekti
- biblioteka – te kërkimi në disa katalogë njëherësh
- departamenti – te kërkimi në katalogun e bibliotekës me departamente

Vlerat janë në fasetet e veçanta, ndërsa në kllapa shënohet edhe numri i rezultateve të kërkimit të fundit për vlerën e përzgjedhur të fasetës. Duke klikuar në vlerën e veçantë të fasetës (p.sh. libër elektronik te faseta lloji i materialit) pyetjen bazë për kërkim e plotësoni me kufizimin në vlerën e përzgjedhur të fasetës. Duke përzgjedhur vlera të tjera të faseteve ju do të bëni kufizim shtesë të kërkimit (p.sh. manual nga faseta lloji i përmbajtjes). Me këtë mënyrë të kufizimit ju u ofroheni më shumë rezultateve që dëshironi. Përzgjedhjen ekzistuese të vlerës së fasetës mund ta çaktivizoni duke klikuar në kryqin (X) e kaltër, dhe në këtë mënyrë çaktivizoni kufizimin përmes faseteve.

Përshkrimi i fasetës Lloji i materialit:

Lloji i materialit Përshkrimi
Revista, gazeta Revistat, gazetat, seritë monografike dhe seriale të ngjashme. Ndahen në të shtypura dhe elektronike. Midis të shtypurave janë edhe të tilla me format të madh (tekst me shkronja të mëdha për personat me shikim të dobësuar) dhe në shkrim brail për persona të verbër.
Artikuj, pjesë përbërëse Artikujt, kontributet në konferenca, kapitujt dhe pjesët e tjera përbërëse të botimit. Ndahet në të shtypur/a dhe elektronikë/e.
Burime elektronike Faqet elektronike, bazat e të dhënave, programet kompjuterike dhe lodrat, materialet multimediale.
Muzikë Regjistrimi muzikor në CD, DVD, kasetë, pllakë gramofoni.
Lodra, objekte kocka, puzzle, lodra në grup, lodra edukative dhe lodra e objekte të tjera.
Vepra të ekzekutuara Veprat intelektuale ose artistike, të cilat nuk janë publikuar në formë fizike ose në internet (p.sh. kontributi në konferencë, koncerti, ekspozita, ligjërata).
Material hartografik Hartat e shtypura ose dorëshkrim, atllasët, planet, fotot.
Libra Librat, dorëshkrimet, raportet, punimet e diplomës, disertacionet dhe monografi të tjera. Ndahen në të shtypura dhe elektronike. Midis të shtypurave janë edhe të tilla me format të madh (tekst me shkronja të mëdha për personat me shikim të dobësuar) dhe në shkrim brail për persona të verbër.
Projeksione pamore Diapozitiva, shirita filmi, slajde.
Mikrofisha Karta me regjistrim në miniaturë të tekstit, për leximin e të cilit nevojitet mikrolexues.
Materiale muzikore Regjistrimet e veprave muzikore në letër. Ndahen në të shtypura dhe dorëshkrime.
Materiale grafike Fotografitë, kartolinat, pllakatet.
Koleksione artificiale Fletushkat, shtypi i imët, kartolinat, fotografitë, pllakatet dhe materialet e tjera brenda një teme të caktuar.
Videoregjistrime, filma Filmat në DVD, blu-ray, videokasetat, stripat.
Multimedia Botimi në disa pjesë dhe në mediume të ndryshme, që përdoren njëherësh (p.sh. manuali dhe CD-ja).
Material vizual Materiali vizual, për të cilin nuk ekziston e dhëna për formën fizike.
Libër audio Regjistrimi audio i tekstit në CD, DVD, kaseta, pllaka gramofoni.
Regjistrime zanore Regjistrimet zanore jomuzikore në CD, DVD, kaseta, pllaka gramofoni.

Nëse e dhëna për llojin e materialit nuk është, regjistrimi nuk renditet në fasetë.

Në fasetën lloji i përmbajtjes renditen veprat letrare dhe joletrare, ndërsa romanet ndahen në: shoqëror, aventuresk, historik - me luftë, kriminologjik, biografik, fantastik-shkencor dhe të tjerë. Shfaqet vetëm për librat e shtypura dhe ato elektronike. Regjistrimi nuk renditet në fasetë nëse e dhëna për përmbajtjen nuk ekziston.

Historia e kërkimeve

Pyetjet për kërkim ruhen në mënyrë automatike (100 kërkimet e fundit) dhe ato mund t’i përdorni sa herë të doni brenda një sesioni të përdoruesit. Historinë e kërkimeve mund ta anuloni në shiritin e menusë duke përzgjedhur mundësinë Kërkimi; më pas në listë përzgjidhni Historia e kërkimeve. Duke klikuar në pyetjen për kërkim, ajo ekzekutohet në mënyrë automatike. Ju gjithashtu mund të rregulloni numrin e kërkimeve që dëshironi të shfaqen në një faqe, ndërsa sipas asaj liste edhe mund të kërkoni. Pas përfundimit të përdorimit të COBISS+ historia e kërkimeve fshihet në mënyrë automatike.

Nëse dëshironi që pyetjet e përdorura për kërkim të ruhen përgjithmonë, duhet të jeni të regjistruar në COBISS+. Pas përfundimit të kërkimit, mbi listën e rezultateve shfaqet butoni Ruaj kërkimin, të cilin nëse e klikoni, pyetja për kërkim do të ruhet përgjithmonë tek Kërkimet e mija. Nëse klikoni në pyetjen për kërkim, ajo ekzekutohet në mënyrë automatike. Ju gjithashtu mund të rregulloni numrin e kërkimeve që dëshironi të shfaqen në një faqe, ndërsa sipas asaj liste edhe mund të kërkoni. Pyetjet për kërkim mund t’i fshini përgjithmonë duke klikuar butonin Fshi.

Rezultatet e kërkimit

Lista e rezultateve

Pas ekzekutimit të pyetjes për kërkim, ju merrni rezultatet e kërkimit - regjistrimet bibliografike. Në regjistrim shfaqen të dhënat më të rëndësishme për materialin, siç është titulli, autori, gjuha, qasja elektronike (linku URL)…

Në të djathtë të listës, në kolonën e fundit shfaqet e dhëna rreth disponueshmërisë së materialit për huazim.

Materialet renditen sipas rëndësisë, mirëpo këtë parametër të paracaktuar mund ta ndryshoni dhe regjistrimet t’i renditni sipas autorit, titullit ose vitit të botimit.

Regjistrimet e veçanta i përzgjidhni duke klikuar te numri rendor, më pas përmes butonit Në raft i shtoni ato në Rafti im. Për të përdorur këto mundësi duhet të regjistroheni në profilin COBISS-i im.

Në anën e majtë të listës së rezultateve të kërkimit ndodhen fasetet, përmes të cilave ju mund të kufizoni edhe më shumë pyetjen për kërkim dhe regjistrimet brenda listës së rezultateve.

Ju mund të rregulloni edhe numrin e regjistrimeve të shfaqura në një faqe dhe atë në 10, 25 ose 100 regjistrime. Parametri i paracaktuar është 10.

Regjistrimi bibliografik i përzgjedhur

Nëse klikoni në titullin e materialit të veçantë, në listën e rezultateve të kërkimit, shfaqet regjistrimi bibliografik. Shfaqen të dhënat kryesore për materialin, siç është titulli, autori, lloji i materialit… Nëse dëshironi më shumë informacione për materialin, klikoni skedën Të dhënat e detajuara ose ISBD.

Përshkrimin bibliografik në tërësi mund ta shfaqni nëse jeni të regjistruar në profilin COBISS-im dhe nëse te Parametrat keni përzgjedhur shfaqja e regjistrimit bibliografik në formatin COMARC.

Nën skedën Të gjitha botimet dhe përkthimet, në një bazë testuese janë bashkuar botime të ndryshme të veprave, botime në formate të tjera (në bartës fizik ose online), përkthime, botime origjinale dhe vepra të veçanta, të publikuara në monografi me shumë vëllime (vepra të zgjedhura, përmbledhje veprash…). Lista reflekton gjendjen e regjistrimeve në bazën e përzgjedhur bibliografike. Nëse nuk ka botime të tjera ose përkthime, apo nëse bëhet fjalë për artikull, dorëshkrim, burim të integruar, koleksion ose vepër të ekzekutuar, skeda Të gjitha botimet dhe përkthimet nuk shfaqet. Regjistrimet për veprat krahasohen sipas kritereve të ndryshime:

  • në regjistrimet për librat, videoregjistrimet dhe filmat, materialin muzikor dhe regjistrimet zanore krahasohet titulli, autori(ët) dhe lloji i materialit.
    Te librat respektohen kritere të ndryshme kur bëhet fjalë për veprat letrare, përmbledhjet e veprave ose veprat e përzgjedhura dhe veprat joletrare. Te të gjitha librat, pos te veprat e përzgjedhura dhe përmbledhjet e veprave, krahasohen edhe titujt e veprave të veçanta (shembull: novela Pastirci është botuar si e pavarur, bashkë me novelën Grivarjevi otroci, në librin Izbrana mladinska beseda). Regjistrimet për veprat e përzgjedhura të autorit të njëjtë krahasohen me titull, dhe jo me përmbajtje (veprat e përfshira).
    Regjistrimet për videoregjistrimet dhe filmat bashkohen, nëse kanë titullin e njëjtë dhe regjisorin e njëjtë (regjistrimi për filmin Psycho të regjisorit Alfred Hitchcock nuk bashkohet me regjistrimin për filmin Psycho të regjisorit Gus van Sant). Titujt në gjuhë të ndryshme janë të barasvlershëm (nëse regjistrimi ka titullin në dy gjuhë, p.sh. Franklin dhe Franček, regjistrimi për filmin e animuar me titull në gjuhën angleze Franklin bashkohet me regjistrimin për filmin e animuar me titull në gjuhën sllovene Franček).
    Bashkohen regjistrimet në bartësit fizik dhe në internet, librat audio, librat në shkrimin brail dhe librat në format të madh.

  • në regjistrimet për materialet hartografike dhe ato grafike krahasohen titulli dhe lloji i materialit.
    Titujt në gjuhë të ndryshme janë të barasvlershëm (regjistrimi për hartën Alpen, Alpes = Alpi = Alps bashkohet me regjistrimin për hartën Alpen = Alpes). Bashkohen regjistrimet për botimet e shtypura dhe online.

  • në regjistrimet për serialet krahasohet vetëm ISSN
    Bashkohen regjistrimet për serialet e shtypura dhe ato online, si dhe regjistrimet për botimet me format të madh.

Në të djathtë të të dhënave për materialin ndodhet mundësia Kërko tutje, e cila mundëson lidhjen me veprat e tjera të autorëve, temat, artikujt dhe pjesët e tjera përbërëse.

Varësisht nga baza e të dhënave, të cilën e keni përzgjedhur për kërkim, nën regjistrim shfaqen të dhënat për koleksionet dhe disponueshmërinë e materialit në biblioteka. Materialin e disponueshëm mund ta rezervoni.

TË GJITHA bibliotekat (baza e përbashkët bibliografike e të dhënave/katalogu COBIB)

Gjatë kërkimit në bazën COBIB, nën skedën Koleksionet sipas bibliotekave shfaqen të dhënat për bibliotekat, të cilat kanë materialin e kërkuar. Shfaqen të dhënat për bibliotekën, vendin, akronimin, statusin e huazimit dhe koleksionet e tjera.

Nëse klikoni në bibliotekën e përzgjedhur, do të merrni më shumë të dhëna për huazimin e kopjeve të materialit, siç është numri i vendit, statusi i kopjes dhe mundësia e rezervimit.

Nëse klikoni në skedën Koleksionet në bibliotekat e tjera shfaqen të dhënat për koleksionet e materialit të kërkuar në bibliotekat e tjera brenda sistemit COBISS.

Bazat lokale të të dhënave

Nën të dhënat për materialin shfaqen të dhënat për koleksionet në bibliotekë: numri i vendit (vendndodhja e materialit, numri i inventarit…), statusi i kopjes (i disponueshëm, i rezervuar, i huazuar…) dhe mundësia e rezervimit të materialit.

Nëse klikoni në skedën Koleksionet në bibliotekat e tjera do të gjeni të dhëna për bibliotekat e tjera që kanë materialin e përzgjedhur.

Mundësi të tjera për administrimin e regjistrimeve

Mbi të dhënat për regjistrimin ndodhet shiriti me butonat, të cilët mundësojnë administrimin e regjistrimeve si në vazhdim:

  • Regjistrimin mund ta vendosni në Rafti im.
  • Mund të siguroni linkun e përhershëm për materialin (adresën URL në regjistrimin që është vazhdimisht i disponueshëm në COBISS+.
  • Të dhënat për regjistrimin mund t’i dërgoni me postë elektronike.
  • Butoni Hua. ndërbib. mundëson ekzekutimin e huazimit ndërbibliotekar për materialin e përzgjedhur. Për të kryer këtë veprim duhet të keni profilin tuaj në COBISS-i im.
  • Regjistrimet, të cilat janë të indeksuara edhe në katalogun më të madh botëror WorlCat janë të lidhura përmes butonit WCat.
  • Nëse klikoni butonin SFX do të merrni të dhëna për disponueshmërinë e materialit në formë elektronike.
  • Butoni Bibl. pers. mundëson shfaqjen e materialeve të autorëve me linqet që ju lidhin me bibliografitë e tyre personale.
  • Nëse klikoni butonin Am score shfaqen të dhënat altmetrike për regjistrimin e përzgjedhur.
  • Regjistrimet edhe mund t’i eksportoni (butoni për eksportimin e regjistrimeve), mirëpo vetëm nëse jeni të regjistruar në COBISS+ dhe nëse në parametra keni përzgjedhur mundësinë për eksportimin e regjistrimeve bibliografike në formatin RIS ose në sistemet e tjera.
  • Nëse revista ka faktorin e impaktit nga baza e të dhënave Journal Citation Reports, shfaqet butoni Faktori i impaktit. Nëse klikoni këtë buton shfaqet tabela me të dhënat për faktorin e impaktit dhe të dhënat e tjera për revistën e përzgjedhur (viti, faktori i impaktit, botimi, kategoria, klasifikimi).
  • Nëse revista bënë pjesë në revistat, të cilat kategorizohen si botime shkencore, shfaqet butoni Bazat e të dhënave. Nëse klikoni këtë buton shfaqet tabela me të dhënat për bazat në të cilat është indeksuar revista (emri i bazës së të dhënave, fusha, viti). Te disa baza të të dhënave në tabelë ndodhet edhe linku për t’u lidhur me platformën e ofertuesit. Burim i të dhënave për tabelën janë listat ndërkombëtare të bazave të të dhënave, të cilat merren parasysh gjatë kategorizimit të botimeve shkencore. Më shumë…

Hyrja në COBISS+

Hyrja në COBISS+ ju mundëson përdorimin e këtyre shërbimeve (1):

  • lidhjen e llogarive të bibliotekave në të cilat jeni të anëtarësuaer dhe kontrollimin e të dhënave për materialet e huazuara – Bibliotekat e mija
  • ruajtjen e regjisterimeve bibliografike dhe administrimin e tyre – Rafti im
  • ruajtjen e pyetjeve të ekzekutuara për kërkim – Kërkimet e mija
  • rregullimin e ndërfaqes së përdoruesit COBISS+ – Parametrat
  • redaktimin e të dhënave personale – Redakto COBISS-i im
  • qasjen në burimet e licensuara të informacionit (vetëm COBISS AAI dhe ArnesAAI)

Në shiritin e menusë, në anën e djathtë të ekranit klikoni COBISS-i im. Pas hyrjes do të shfaqen këto mundësi (1):
- shërbimi Bibliotekat e mija (Federata COBISS AAI)
- regjistrat institucional LDAP, të përfshirë në Federatën ArnesAAI
- llogaria Google+
- llogaria Facebook
- profili i përdoruesit, i krijuar në mënyrë të pavarur përmes adresës elektronike

Pas hyrjes hapet profili COBISS-i im.

Hyrja në COBISS+ është e mbrojtur nga mundësia e keqpërdorimit të të dhënave personale (*SSL – Secure Sockets Layer*). Për përdorimin e shfletuesit pa ndërprerje duhet të instalohet çertifikata digjitale (SIGEN-CA). Udhëzimet për instalimin i gjeni në adresën http://www.sigen-ca.si/spletna/ca-cert-namestitev.php.

Mënyrat e hyrjes në COBISS+ (1)

Përdoreni mënyrën që ju përshtatet më së shumti. Në COBISS+ ekzistojnë dallime për sa i përket funksioneve që mundëson mënyra e hyrjes.

Funksioni Biblioteka ime (COBISS AAI) ArnesAAI Google Facebook adresa elektronike
Hyrja direkte në llogarinë e bibliotekës, në të cilën jeni të anëtarësuar dhe vendosja automatike e kësaj biblioteke në listën Bibliotekat e mija brenda profilit COBISS-i im PO vetëm studentët JO JO JO
Qasja në bazat e licensuara të të dhënave (p.sh. qasja në bazat e të dhënave JCR etj.) brenda COBISS+ dhe në shërbimet në platformat e tjera PO PO JO JO JO
Përdorimi i të gjitha mundësive të shërbimit Bibliotekat e mija (zgjatja e afatit të huazimit, rezervimi etj.) PO për përdorimin e shërbimit Bibliotekat e mija nevojitet lidhja e autorizuar (për studentër ekzekutohet në mënyrë automatike) për përdorimin e shërbimit Bibliotekat e mija nevojitet lidhja e autorizuar për përdorimin e shërbimit Bibliotekat e mija nevojitet lidhja e autorizuar për përdorimin e shërbimit Bibliotekat e mija nevojitet lidhja e autorizuar
Përdorimi i të gjitha shërbimeve të profilit COBISS-i im (*Bibliotekat e mija*, Rafti im, Kërkimet e mija etj.) PO PO PO PO PO

Në vazhdim janë përshkruar në detaje mënyrat e veçanta të hyrjes në këtë profil.

Biblioteka ime (hyrja COBISS AAI)

Hyrja në COBISS AAI mundëson përdorim të plotë të COBISS+ (shihni tabelën lart). Në dispozicion janë dy formularë:
- hyrja klasike në bibliotekë
- hyrja Libroam

Në të dyja rastet duhet të jeni anëtar i bibliotekës, në kartelën e së cilës ndodhet numri i anëtarësisë dhe fjalëkalimi për përdorimin e shërbimeve të bibliotekës.

Hyrja në COBISS AAI ju siguron edhe qasjen në burimet e licensuara të informacionit, të cilat i siguron biblioteka (p.sh. qasja në bazat e të dhënave JCR).

Hyrja klasike në bibliotekë

Nëse dëshironi të hyni në këtë mënyrë në COBISS AAI, fillimisht duhet të përzgjidhni bibliotekën, të shënoni numrin e kartelës së anëtarësisë dhe fjalëkalimin. Në profilin COBISS-i im hyni pasi të klikoni në butonin Hyrja dhe të vendosni saktë të dhënat e autorizuara.

Hyrja Libroam

Nëse klikoni në skedën e formularit Hyrja Libroam mundësohet hyrja përmes emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit Libroam.

Struktura e emrit të përdoruesit është:

Emri i përdoruesit Shembull
xxxxx.nnnnnnn@libroam.si|izum.1234567@libroam.si|

xxxxx – akronimi i bibliotekës

nnnnnnn – numri i kartelës së anëtarësisë (zerot në fillim nuk keni nevojë t’i shënoni)

Më shumë për rrjetin (network) Libroam mund të gjeni në adresën elektronike http://home.izum.si/cobiss/libroam/.

Fjalëkalimi i harruar dhe vendosja e fjalëkalimit nga fillimi

Nëse fjalëkalimin e keni harruar, atë mund ta vendosni përsëri. Klikoni në mundësinë Fjalëkalimi i harruar. Shfaqet një formular, në të cilin shënoni të dhënat për bibliotekën, numrin e kartelës së anëtarësisë dhe adresën elektronike. Pasi të klikoni butonin Dërgo kërkesën, në adresën elektronike, të cilën e keni shënuar gjatë regjistrimit, do të pranoni linkun për ndryshimin e fjalëkalimit. Adresa elektronike duhet të jetë e njëjtë, siç është në bibliotekën përkatëse në shërbimin Bibliotekat e mija, sepse në këtë mënyrë mundësohet verifikimi i identitetit të përdoruesit. Fjalëkalimin e ri mund ta vendosni pasi të klikoni në linkun, të cilin e keni marrë përmes postës elektronike.

Fjalëkalimin mund ta vendosni edhe vet. Fillimisht klikoni mundësinë Vendos fjalëkalimin, e cila ndodhet nën formular. Shfaqet formulari i ri, në të cilin duhet të shënoni të dhënat për bibliotekën, numrin e kartelës së anëtarësisë dhe adresën elektronike. Më pas procedura është e njëjtë si në rastin e fjalëkalimit të harruar.

Hyrja ArnesAAI

Në COBISS+ mund të hyni edhe përmes Federatës ArnesAAI. Përdoruesit e institucioneve, të cilat janë pjesë e kësaj federate, mund të përdorin profilin COBISS-i im. Përdoruesve me statusin e studentit u mundësohet edhe hyrja në shërbimin Bibliotekat e mija. Përdoruesit e tjerë (nxënësit, mësuesit, profesorët…), për të përdorur shërbimin Bibliotekat e mija duhet të rregullojnë lidhjen e autorizuar midis profilit COBISS-i im dhe shërbimit Bibliotekat e mija.

Për të hyrë përmes ArnesAAI duhet të përdorni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, të cilin e merrni në institucionin tuaj amë dhe përdoret për shërbime të ndryshme, p.sh. për përdorimin e rrjetit të internetit (wireless) Eduroam.

Duke hyrë përmes ArnesAAI, ju do të orientoheni në portalin e Arnes për të përzgjedhur IdP-në e institucionit tuaj amë. Në listë përzgjidhni institucionin tuaj dhe nëse dëshironi ruajeni atë si të paracaktuar. Pasi të klikoni butonin Përzgjidh do të shfaqet dritarja për të hyrë në institucionin amë, ku duhet të shënoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Pasi të shënoni të dhënat e sakta do të hyni në profilin COBISS-i im.

Më shumë rreth federatës ArnesAAI mund të gjeni në faqen elektronike https://aai.arnes.si/.

Hyrja përmes llogarisë Google+ ose Facebook

Në COBISS+ mund të hyni edhe me të dhënat, të cilat i përdorni për të hyrë në llogarinë tuaj në Google+ ose Facebook.

Kur të hyni për herë të parë dhe të klikoni në butonin Google+ ose Facebook hapet dritarja shtesë, në të cilën duhet të jepni pëlqimin, që COBISS+ të ketë qasje te disa të dhëna të llogarisë suaj Google+ ose Facebook. Pas vendosjes së saktë të të dhënave të autorizuara hyni në profilin COBISS-i im.

Më vonë në profilin COBISS-i im hyni në mënyrë automatike. Mirëpo, për përdorimin e shërbimit Bibliotekat e mija duhet të krijoni lidhjen e autorizuar brenda profilit COBISS-i im.

Më shumë të dhëna rreth llogarisë Google+ mund të gjeni në faqen elektronike https://myaccount.google.com.

Hyrja përmes adresës elektronike

Nëse mënyrat e përmendura më lartë nuk ju përshtaten, profilin COBISS-i im mund ta krijoni vet. Nëse klikoni në mundësinë Krijo profilin COBISS-i im (me adresë elektronike) shfaqet formulari për shënimin e të dhënave elementare të përdoruesit, siç është Emri që shfaqet dhe Adresa elektronike. Për arsye sigurie duhet të bëni verifikimin, duke klikuar në mundësinë Nuk jam robot, që shfaqet në dritaren për verifikim. Kur të pajtoheni me kushtet e përdorimit dhe rregullat e ruajtjes së privatësisë, në adresën elektronike do të merrni mesazhin me linkun për qasje në shërbimet e profilit COBISS-i im. Për të hyrë në profilin COBISS-i im, duhet të klikoni linkun dhe të krijoni fjalëkalimin për përdorimin e shërbimeve dhe në këtë mënyrë të përfundoni me sukses ndërtimin e profilit COBISS-i im dhe të vazhdoni me hyrjen në COBISS+.

Në dritaren hyrëse shënoni emrin e përdoruesit (adresën elektronike) dhe fjalëkalimin, të cilin e keni krijuar në profilin COBISS-i im. Në profilin e përdoruesit mund të hyni pasi të shënoni saktë të dhënat e autorizuara.

Emrin e përdoruesit, fjalëkalimin ose adresën elektronike mund ta ndryshoni përmes mundësisë Redakto COBISS-i im. Fjalëkalimin e harruar mund ta rivendosni përmes mundësisë Fjalëkalimi i harruar?

Bibliotekat e mija

Shërbimi Bibliotekat e mija përdoruesit i mundëson kontroll në materialet e huazuara, të rezervuara, historinë e huazimeve, huazimin ndërbibliotekar, borxhet dhe kufizimet në bibliotekë, njoftimet elektronike dhe shërbimet e tjera, të cilat biblioteka i ofron.

Për të përdorur shërbimin Bibliotekat e mija duhet të hyni në COBISS+ (shih kapitullin "*Hyrja në COBISS+"*). Nëse në COBISS+ hyni përmes COBISS AAI lidhja e autorizuar me shërbimin Bibliotekat e mija bëhet në mënyrë automatike, ndërsa nëse përdorni mënyrat e tjera, lidhjen e autorizuar duhet ta bëni në mënyrë manuale.

Nëse klikoni në emrin e bibliotekës ose në numrin e kartelës së anëtarësisë, hyni në faqen me të dhënat për materialet e huazuara. Sipër listës ndodhet shiriti i menusë, ku mund të kaloni nga një bibliotekë në tjetrën, të përdorni linkun e faqes elektronike, të shikoni orarin e punës ose adresën, numrin e telefonit dhe adresën elektronike të bibliotekës së përzgjedhur. Në pjesën e djathtë të shiritit të menusë shfaqet numri i kartelës së anëtarësisë dhe vlefshmëria e saj.

Materiali

Pasi të hyni në shërbimin Bibliotekat e mija shfaqen të gjitha materialet e evidentuara të bibliotekës së përzgjedhur.

Materiali është i ndarë në katër lista në skeda të veçanta:
- Huazuar (materiali, të cilin e keni huazuar në shtëpi)
- Rezervuar (materiali të cilin e keni rezervuar, materiali i rezervuar që ju pret në bibliotekë etj.)
- Material tjetër (materiali të cilin e keni huazuar për sallë të leximit, materiali i humbur etj.)
- Libra elektronikë (librat elektronikë të cilët i keni huazuar në portalin për huazimin e librave elektronikë)

Bazuar në shërbimet të cilat i ofron biblioteka për përdoruesit, ju mund të shtyni afatin e huazimit të materialit si dhe të anuloni rezervimin e materialit.

Shtyrja e afatit të huazimit

Shtyrja e afatit të huazimit përmes COBISS+ është e mundur vetëm në bibliotekat, të cilat anëtarëve të vet ua mundësojnë këto shërbime. Për të shtyrë afatin e huazimit duhet të plotësoni edhe këto kushte:
- duhet të keni lejen e bibliotekës për shtyrjen e afatit të huazimit
- nuk duhet të keni asnjë detyrim ndaj bibliotekës (pagesa e anëtarësisë, vonesa, vërejtjet…)
- tek materiali nuk duhet të ketë kufizime, të cilat pamundësojnë shtyrjen e afatit të huazimit

Shtyrja e afatit të huazimit nuk është e mundur për librat elektronikë.

Për të shtyrë afatin e huazimit për kopjen e veçantë të materialit, në listën e materialeve të huazuara klikoni kutinë e zgjedhjes pranë kopjes (kolona 1) dhe më pas klikoni butonin Shtyj afatin e kopjes së përzgjedhur. Nëse dëshironi të shtyni afatin për të gjitha materialet njëherësh, përzgjidhni kutinë e zgjedhjes në shiritin e titullit të tabelës dhe më pas klikoni butonin Shtyj afatin e kopjes së përzgjedhur.

Mbi skedat me materialet e evidentuara shfaqet njoftimi për numrin e kopjeve të përzgjedhura për shtyrjen e afatit dhe për numrin e kopjeve për të cilat afati i huazimit është shtyrë me sukses ose jo.

Nëse shtyrja e afatit është bërë me sukses, pranë kopjes shfaqet kutia e zgjedhjes me ngjyrë të gjelbërt, ndërsa në kolonën Data e kthimit shfaqet afati i ri i kthimit.

Nëse afati i huazimit nuk mund të shtyhet për atë periudhë që ju dëshironi, shfaqet shënimi:

Afati i huazimit nuk mund të shtyhet ose shtyrja nuk është bërë me sukses.

Nëse në listën e materialeve të huazuara, para kopjeve, në vend të kutisë së zgjedhjes ndodhet shenja paralajmëruese, afati i huazimit nuk mund të shtyhet. Nëse kursorin e miut e vendosni në kopjen e materialit shfaqet njoftimi për arsyen, se përse afati i huazimit nuk mund të shtyhet.

Njoftimi Shpjegimi
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse biblioteka nuk ofron këtë shërbim. * | Biblioteka anëtarëve të saj nuk u ofron shërbimin e shtyrjes së afatit përmes COBISS+.|
|*Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse në bibliotekë huazimi është i ndaluar.
Biblioteka ka vendosur kufizime.
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse nuk keni leje nga biblioteka. Biblioteka ka vendosur kufizime.
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse nuk i keni kryer obligimet ndaj bibliotekës. Ndaj bibliotekës keni obligime të pakryera (p.sh. vonesë, vërejtje…).
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse numri i mundshëm i shtyrjeve është arritur. Biblioteka ka caktuar kufizime në shtyrjen e afatit.
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse periudha e anëtarësisë ka përfunduar. Periudha e anëtarësisë ka përfunduar.
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse ka përfunduar afati i huazimit së paku për njërën nga kopjet. Në rastet kur materiali nuk kthehet me kohë, biblioteka nuk lejon shtyrjen e afatit të huazimit të asnjërës nga kopjet e huazuara.
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse ai tashmë ka përfunduar. Ju lutemi, materialin ta ktheni sa më parë. Afati i huazimit, të cilin dëshironi ta shtyni, tashmë ka përfunduar.
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse për këtë kopje është caktuar kufizimi i huazimit. Biblioteka ka kufizuar huazimin e kësaj kopjeje (p.sh. kopje për sallë të leximit, kopje për arkiv).
Afatin e huazimit për këtë lloj materiali nuk mund ta shtyni. Biblioteka nuk lejon shtyrjen e afatit të huazimit për lloje të caktuara të materialeve (p.sh. videokasetat).
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse data e re e kthimit tashmë është caktuar. Për këtë kopje tashmë është caktuar data e re e kthimit, e njëjtë, sikur të kishit shtyrë afatin e huazimit.
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse kopja tashmë është huazuar për kohë të pacaktuar. Kopja tashmë është huazuar për kohë të pacaktuar (data e kthimit është 31.12.9999).
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse materiali tashmë është rezervuar. Materialin e ka rezervuar një anëtar tjetër.
Afatin e huazimit nuk mund ta shtyni, sepse për këtë material ju kemi dërguar vërejtje më dt. dd.mm.vvvv. Për këtë kopje ju kemi dërguar vërejtjen, e cila gjatë shtyrjes së afatit të huazimit nuk është fshirë.

Nëse në listën e materialeve të huazuara klikoni fushën e zgjedhjes pranë kopjes, mirëpo shtyrja e afatit të huazimit nuk është i mundur për shkak të problemeve teknike, pasi të klikoni butonin Shtyj afatin e kopjes së përzgjedhur shfaqet njoftimi “Gjatë shtyrjes së afatit të huazimit ka ndodhur një gabim: ˂përshkrimi i gabimit.˃

Rezervimi i materialit

Pas kërkimit të suksesshëm dhe paraqitjes së rezultateve të kërkimit ju mund të shikoni të dhënat e detajuara për materialin dhe koleksionet në bibliotekat e veçanta duke klikuar në regjistrimin e veçantë. Nëse biblioteka mundëson rezervimin e materialit dhe anëtari nuk ka ndonjë kufizim të veçantë në lidhje me rezervimin, rezervimi bëhet duke klikuar në butonin Rezervo. Për përdorimin e kësaj mundësie duhet të hyni në COBISS+ dhe në profilin COBISS-i im duhet të keni bibliotekën, në të cilën dëshironi të rezervoni materialin. Nëse në shërbimin Bibliotekat e mija janë disa biblioteka, gjatë rezervimit sistemi ju pyet, se në cilën bibliotekë dhe numër të kartelës dëshironi të bëni rezervimin. Nëse në shërbimin Bibliotekat e mija nuk keni asnjë bibliotekë, sistemi kërkon hyrjen e autorizuar për atë bibliotekë.

Rezervimi bëhet pas përzgjedhjes së bibliotekës për rezervimin e materialit dhe hyrjes në COBISS+ (nëse nuk ekziston asnjë kufizim). Shfaqen të dhënat për kopjen e rezervuar dhe njoftimi përkatës.

  • Gjatë rezervimit të kopjes së lirë: “Materialin e kemi rezervuar për ju. Kur materiali të jetë i gatshëm do të ju njoftojmë përmes postës elektronike.” ose “Materialin e kemi rezervuar për ju. Materiali i rezervuar për ju do të pres në bibliotekë deri më dt. dd.mm.vvvv.

  • Gjatë rezervimit të kopjes që nuk është e lirë: “Keni rezervuar materialin, i cili nuk është i disponueshëm. Sapo të jetë i disponueshëm, biblioteka do të ju njoftoj në përputhje me mënyrat e njoftimit. Rezervimi vlenë deri më dt. dd.mm.vvvv.” ose “Materiali është rezervuar. Ju lutemi, verifikojeni kur është i disponueshëm. Rezervimi është i vlefshëm deri më dt. dd.mm.vvvv.

Materiali i rezervuar shtohet në listën e materialeve të rezervuara, të cilën mund ta kontrolloni duke klikuar në skedën Rezervuar në shërbimin Bibliotekat e mija.

Rezervimi nuk është kryer me sukses

Nëse kopja është e disponueshme për rezervim, mirëpo rezervimi nuk kryhet me sukses, pasi të klikoni në butonin Rezervo shfaqet njoftimi “Rezervimi nuk është kryer.” si dhe njoftimi për arsyen:

Njoftimi Shpjegimi
Rezervimi nuk mund të bëhet, sepse biblioteka ua ka ndaluar huazimin. Biblioteka ka vendosur kufizime për ju.
Rezervimi nuk mund të bëhet, sepse biblioteka nuk ua ka lejuar rezervimin e materialit përmes COBISS+. Biblioteka ka vendosur kufizime për ju.
Rezervimi nuk mund të bëhet, sepse nuk i keni kryer obligimet ndaj bibliotekës. Ndaj bibliotekës keni obligime të pakryera (p.sh. vonesa, vërejtje…).
Rezervimi nuk mund të bëhet, sepse numri i kopjeve për rezervim është i kufizuar: n. Biblioteka ka kufizuar numrin e rezervimeve.
Rezervimi nuk mund të bëhet, sepse afati i anëtarësisë suaj ka përfunduar. Afati i anëtarësisë suaj në bibliotekë ka përfunduar.
Rezervimi nuk mund të bëhet, sepse ka kaluar afati i huazimit së paku për njërën nga kopjet. Biblioteka nuk lejon rezervimin e materialit nëse nuk keni qenë të rregullt në kthimin e materialit të huazuar.
Rezervimi nuk mund të bëhet, sepse materialin tashmë e kanë rezervuar një numër i caktuar i anëtarëve. Biblioteka ka kufizuar numrin e anëtarëve, që mund ta rezervojnë materialin e njëjtë (secila bibliotekë përcakton numrin maksimal të rezervimeve të mundshme).
Materialin e keni huazuar më dt. dd.mm.vvvv. Materialin tashmë e keni huazuar.
Materialin e keni rezervuar më dt. dd.mm.vvvv. Materialin tashmë e keni rezervuar.
Gabim gjatë rezervimit të materialit: përshkrimi i gabimit. Gabim teknik gjatë ekzekutimit të rezervimit.

Kujdes: Nëse materialin tashmë e keni marrë, rezervimin duhet ta anuloni sa më shpejt përmes COBISS+ ose të njoftoni bibliotekën, se mund të anuloj rezervimet që nuk janë aktuale.

Anulimi i rezervimit

Anulimi i rezervimit përmes COBISS+ mund të bëhet vetëm në bibliotekat, të cilat këtë shërbim ua ofrojnë anëtarëve të vet.

Mund të anuloni rezervimin e materialit, i cili:
- për momentin është huazuar nga një anëtar tjetër (jeni në listën e pritjes)
- është në përpunim
- ju pret në bibliotekë

Nëse dëshironi të anuloni një rezervim, në listën e materialeve të rezervuara klikoni fushën për zgjedhje pranë materialit (kolona 1) dhe më pas klikoni butonin Anulo materialin e përzgjedhur. Nëse dëshironi të anuloni të gjitha rezervimet njëherësh, klikoni fushën e zgjedhjes në shiritin e titullit dhe më pas klikoni butonin Anulo materialin e përzgjedhur.

Pasi të klikoni butonin Anulo materialin e përzgjedhur në kolonën e parë te materialit shfaqet shenja paralajmëruese, ndërsa në kolonën Statusi shfaqet njoftimi: “Rezervimi është anuluar.” Materiali është fshirë nga lista e materialeve të rezervuara.

Nëse në listën e materialeve të rezervuara në kolonën e parë ndodhet shenja paralajmëruese, rezervimin nuk mund ta anuloni, sepse biblioteka ka kufizuar anulimin e rezervimit duke u bazuar në statusin aktual të materialit në huazim. Nga këshillat e shfaqura në ekran shihet arsyeja, se përse rezervimi nuk mund të anulohet.

Historia e huazimeve

Në shërbimin Bibliotekat e mija mund të kontrolloni historinë e materialeve të huazuara duke klikuar në Historia e huazimeve. Shfaqet lista e materialeve që i keni huazuar në shtëpi, në sallë të leximit apo brenda institucionit, ose librat elektronikë të huazuar në vitin aktual. Nga lista mund të përzgjidhni vitin për të cilin do të shfaqet lista e materialeve të huazuara.

Huazimi ndërbibliotekar

Nëse materiali nuk ndodhet në bibliotekën, anëtar i së cilës jeni, ju mund të bëni kërkesën për huazimin ndërbibliotekar. Për të realizuar këtë lloj huazimi biblioteka duhet të përdor programin COBISS3/Huazimi ndërbibliotekar dhe anëtarëve të saj t’u ofroj shërbimet e huazimit ndërbibliotekar përmes COBISS+.

Kërkesën për huazimin ndërbibliotekar mund ta bëni pas hyrjes në COBISS+ dhe përzgjedhjes së bibliotekës në shërbimin Bibliotekat e mija. Gjithashtu mund të kontrolloni porositë e hapura (materialet e porositura dhe të huazuara) dhe porositë e mbyllura (porositë e realizuara dhe të parealizuara). Porositë e hapura mund t’i anuloni dhe të shtyni afatin e huazimit.

Shpenzimet e huazimit ndërbibliotekar janë në përputhje me listën e vlefshme të çmimeve dhe ato paguhen nga anëtari, i cili dërgon porosinë për huazim ndërbibliotekar.

Porositja e materialit

Përmes COBISS+ mund të bëni porosi për huazimin ndërbibliotekar, nëse keni lejen përkatëse të bibliotekës dhe nuk keni borxhe ndaj saj.

Fillimisht kërkoni regjistrimin për materialin që dëshironi të porositni. Mund të kërkoni në bazën e përbashkët COBIB ose në bazat lokale. Kur të gjeni regjistrimin mund të bëni porosinë. Klikoni butonin Hua. ndërbib. mbi regjistrimin e përzgjedhur. Për përdorimin e këtyre mundësive duhet të hyni në COBISS+ dhe në profilin COBISS-i im duhet të jetë biblioteka, për të cilën ekzekutoni porosinë. Nëse në shërbimin Bibliotekat e mija janë disa biblioteka, sistemi ju pyet se për cilën bibliotekë dhe numër anëtari dëshironi të bëni porosinë. Nëse në shërbimin Bibliotekat e mija ende nuk keni shtuar asnjë bibliotekë, sistemi kërkon hyrje të autorizuar në këtë bibliotekë.

Pasi të hyni në shërbimin Bibliotekat e mija sistemi ju pyet për përzgjedhjen e shërbimeve. Mund të përzgjidhni huazimin ose blerjen e kopjes së materialit.

Huazimi:
  • monografi (libër, përmbledhje punimesh, CD, DVD…)
  • serial (revistë, gazetë…)
Blerja e kopjes:
  • pjesë përbërëse e monografisë
  • artikull në serial
  • standard
  • patent

Duke klikuar butonin Vazhdo kaloni në shënimin e të dhënave. Nëse regjistrimin e keni përzgjedhur, të dhënat për materialin vendosen në mënyrë automatike. Këto të dhëna mund t’i redaktoni; janë të lidhura me llojin e materialit, të cilin e keni përzgjedhur. Në formular shënohen:

  • të dhënat për materialin
  • të dhënat e përgjithshme për porosinë
  • të dhënat për njoftimin
Të dhënat për materialin

Te monografitë duhet të shënoni patjetër titullin, ndërsa te serialet titullin dhe vitin ose vitin e botimit.

Te pjesët përbërëse dhe artikujt, pos të dhënave për serialin duhet të shënoni edhe titullin, autorin dhe numrin e faqeve (nga…deri). Te standardet është i detyrueshëm shënimi i titullit ose numri i standardit, ndërsa te patentat titulli dhe numri i publikimit të patentës.

Të dhënat e përgjithshme për porosinë

Mund të shënoni datën deri kur dëshironi të merrni materialin dhe shumën të cilën jeni të gatshëm ta paguani për materialin (nëse lejohet porosia e materialit nga jashtë vendit; materiali nga bibliotekat llogaritet sipas listës së vlefshme të çmimeve). Për porositjen e materialit nga jashtë vendit dhe për mënyrën e marrjes së materialit mund të autorizoni bibliotekën.

Të dhënat për njoftimin

Mund të përcaktoheni, që për porosinë biblioteka të ju njoftoj përmes postës klasike, telefonit (fiks ose mobil) apo postës elektronike. Mund të përzgjidhni nëse dëshironi të pranoni njoftimin elektronik (SMS) rreth arritjes së materialit ose njoftimin elektronik se materialin nuk mund ta porositni. Mund të bëni edhe shënime të përgjithshme për porosinë.

Nëse klikoni butonin Konfirmo shkoni drejt përfundimit të procedurës dhe kjo është faza e konfirmimit të porosisë, ku edhe një herë mund të kontrolloni të dhënat e shënuara. Nëse dëshironi të ndryshoni ndonjë gjë, klikoni butonin Shënimi i të dhënave, nëse jo, butonin Dërgo. Shfaqet numri i porosisë dhe njoftimi, se porosia është dërguar.

Para se porosinë ta konfirmoni apo dërgoni, atë mund ta anuloni duke klikuar butonin Anulo.

Statusin e porosisë së dërguar mund ta shihni në listën e materialit të porositur te porositë e hapura.

Materialin mund ta porositni edhe pa kërkimin paraprak përmes mundësisë Huazimi ndërbibliotekar në shërbimin Bibliotekat e mija. Në këtë rast duhet të plotësoni vet të gjitha të dhënat për materialin e porositur.

Kujdes: Biblioteka mund të kufizoj porositjen e materialit, duke paracaktuar numrin e porosive të hapura, i cili nuk duhet të kalohet, në mënyrë që të mund të bëni porosi të reja për huazimin ndërbibliotekar përmes COBISS+. Kur ky numër të arrihet, ju edhe më tutje mund të bëni porositjen e materialit në bibliotekë, mirëpo bibliotekari do të vendos nëse do të pranoj porosinë e re për huazim ndërbibliotekar apo do ta refuzoj atë.

Porositë e hapura

Porositë e hapura përfshijnë materialet e porositura dhe të huazuara.

Në listën e materialeve të porositura ndodhen porositë, për të cilat nuk keni marrë materialin. Nëse porosinë dëshironi ta anuloni, klikoni kutinë e zgjedhjes pranë porosisë e më pas butonin Anulo porosinë e përzgjedhur. Mund të përzgjidhni disa porosi njëherësh. Për të anuluar të gjitha porositë njëherësh klikoni kutinë e zgjedhjes në shiritin e titullit të tabelës dhe më pas butonin Anulo porosinë e përzgjedhur. Mund të anuloni vetëm porositë, të cilat në procedurën e huazimit ndërbibliotekar kanë një nga këto statuse:

  • porosia është pranuar (anulimi ekzekutohet menjëherë, nëse porosia është bërë përmes COBISS+, përndryshe atë atë duhet ta aprovoj biblioteka)
  • porosia është aprovuar (anulimin duhet ta aprovoj biblioteka)
  • është porositur te furnizuesi (anulimin duhet ta aprovoj biblioteka)

Pasi të klikoni butonin Anulo porosinë e përzgjedhur të dhënat për porosinë e përzgjedhur shfaqen me ngjyrë të gjelbërt në kolonën e parë. Porosia është anuluar.

Ekzistojnë dy lloje të anulimit të materialit:

  • porosia është bërë përmes COBISS+ dhe anulimi është ekzekutuar menjëherë (“Porosia është anuluar.”)
  • anulimin duhet ta aprovoj biblioteka (“Kërkesa për anulim pret për aprovim.”)

Derisa kërkesa për anulim nuk aprovohet apo refuzohet, në listën e materialeve të porositura në kolonën Statusi i përpunimit shfaqet njoftimi “Pret për t’u aprovuar.” Kur anulimi të aprovohet, porosia transferohet në listën e porosive të parealizuara, te porositë e mbyllura. Nëse anulimi nuk aprovohet, në kolonën Statusi i përpunimit shfaqet njoftimi “kërkesa është refuzuar”, ndërsa porosia mbetet në listën e materialeve të huazuara, te porositë e hapura.

Në listën e materialeve të huazuara ndodhen porositë, që kanë të bëjnë me materialet e huazuara përmes huazimit ndërbibliotekar. Për kopjen, të cilës afati i huazimit nuk i ka mbaruar ende, mund të kërkoni shtyrjen e afatit të huazimit. Klikoni kutinë e zgjedhjes pranë kopjes dhe më pas butonin Shtyj afatin e kopjes së përzgjedhur (mund të përzgjidhni disa kopje njëherësh; të gjitha kopjet njëherësh mund t’i përzgjidhni duke klikuar në kutinë e zgjedhjes, në shiritin e titullit të tabelës).

Pasi të klikoni butonin Shtyj afatin e kopjes së përzgjedhur shfaqen të dhënat për kopjen e huazuar, të cilës dëshironi t’i shtyni afatin e huazimit, dhe njoftimi “Kërkesa për shtyrjen e afatit të huazimit pret për t’u konfirmuar.

Derisa kërkesa juaj për shtyrjen e afatit të huazimit nuk është aprovuar apo refuzuar, në listën e materialeve të huazuara në kolonën Shtyrja pranë kopjes, shfaqet njoftimi “Pret për t’u aprovuar.” Nëse shtyrja e afatit të huazimit nuk është aprovuar, shfaqet njoftimi “Kërkesa është anuluar”. Nëse shtyrja e afatit të huazimit është aprovuar, ndryshon afati i kthimit.

Porositë e mbyllura

Porositë e mbyllura përfshijnë porositë e realizuara dhe të parealizuara.

Në listën e porosive të parealizuara janë porositë që i keni anuluar, porositë, të cilat bibliotekari i ka refuzuar dhe porositë, të cilat për një arsye apo tjetër nuk janë realizuar. Arsyet për refuzimin ose mosrealizimin mund t’i lexoni në shënime.

Në listën e porosive të realizuara ndodhen porositë, për të cilat keni pranuar materialin dhe në rastin e huazimit edhe e keni kthyer atë.

Borxhet dhe kufizimet

Nëse nuk mund të shtyni afatin e huazimit ose rezervimit të materialit, domethënë që ju keni obligime të pakryera ose kufizime të tjera, të cilat mund t’i kontrolloni në Borxhet dhe kufizimet.

  • lista e obligimeve të pakryera

    Obligimet e pakryera ndaj bibliotekës përfshijnë obligimet financiare. Nëse biblioteka mundëson shlyerjen e borxheve me Moneta (shërbim i pagesës pa para të gatshme përmes telefonit mobil), nën listën e obligimeve të pakryera nodhet butoni Paguaj me Moneta. Nëse obligimet e pakryera janë arsyeja kryesore që nuk keni mundur të shtyni afatin e huazimit, të rezervoni materialin ose të dërgoni porosinë për huazim ndërbibliotekar, pas pagesës me Moneta këto shërbime në Bibliotekat e mija mund t’i përdorni sërish.

  • vonesa aktuale

    Nëse keni material të huazuar, të cilit i ka kaluar afati i huazimit, shfaqet edhe çmimi i vonesës aktuale (vonesat që duhet t’i paguani sapo të ktheni materialin).

  • kufizimet e veçanta

    Janë kufizime që i ka vendosur biblioteka. Për arsye të ndryshme, shërbime të caktuara, të cilat biblioteka i mundëson në COBISS+, mund të jenë të padisponushme për ju. Për shkak të kufizimit huazimi është pamundësuar nuk mund të shtyni afatin e huazimit ose të rezervoni materialin. Kufizimi kartela e anëtarësisë ka humbur ka kuptim informues dhe nuk ndikon në mundësinë e përdorimit të shërbimeve online të bibliotekës.

  • kufizimet e përgjithshme

    Janë kufizime që i ka vendosur biblioteka bazuar në rregullat e brendshme të punës:
    - numri maksimal i kopjeve të huazuara në shtëpi
    - numri maksimal i kopjeve të huazuara në sallë të leximit
    - numri maksimal i rezervimeve
    - numri më i madh i mundshëm i shtyrjeve të afatit të huazimit për kopjet e veçanta (Nëse numri më i madh i mundshëm i shtyrjeve është 2, ndërsa afati i huazimit dhe i shtyrjes 1 muaj, do të thotë se afati i kthimit është 3 muaj nga data e huazimit, nëse nuk keni asnjë kufizim.)

Të gjitha informacionet shtesë në lidhje me informacionet rreth obligimeve të pakryera dhe kufizimeve duhet t’i merrni në bibliotekë.

E-njoftimi

Biblioteka, anëtarëve të saj u ofron mundësinë E-njoftimi. Mund të përzgjidhni vetëm midis njoftimeve, të cilat i mundëson biblioteka, me kusht që bibliotekës t’i dërgoni adresën tuaj elektronike ose numrin e telefonit tuaj mobil.

Përmes mundësisë E-njoftimi, midis parametrave në listë ose në skeda mund të përzgjidhni shënimin e adresës elektronike dhe numrit të telefonit mobil.

Adresa elektronike

Nëse biblioteka nuk e ka adresën tuaj elektronike në të cilën dëshironi të pranoni njoftimet, atë duhet ta shënoni para se të regjistroheni në E-njoftimi. Adresën elektronike mund ta shënoni dhe ta ndryshoni duke klikuar në skedën Adresa elektronike.

Shënimi ose ndryshimi i numrit për njoftimin me SMS

Nëse biblioteka nuk ka numrin tuaj të telefonit mobil në të cilin dëshironi të pranoni njoftimet me SMS, atë duhet ta shënoni para se të regjistroheni në E-njoftimi. Numrin e telefonit mobil mund ta shënoni pasi të klikoni në skedën Numri për njoftimin përmes SMS-ve; atje edhe mund ta ndryshoni atë.

Shënim: Njoftimet përmes SMS-ve do t’i pranoi në telefonin tuaj mobil vetëm nëse operatori juaj mobil mundëson dërgimin e SMS-ve komerciale dhe nëse nuk keni bllokuar pranimin e njoftimeve të tilla.

Parametrat

Ju mund të përzgjidhni vetëm njoftimet që i mundëson biblioteka.

Njoftimi Shpjegimi
Njoftimi për skadimin e afatit të rezervimit Biblioteka ju njofton, se ka fshirë rezervimin, të cilit i ka skaduar afati i vlefshmërisë.
Njoftimi për arritjen e materialit të rezervuar Biblioteka ju njofton, se ka arritur materiali, i cili ka qenë i huazuar kur ju keni bërë rezervimin.
Njoftimi se së shpejti do të skadoj afati i huazimit Biblioteka ju njofton, se materialit të huazuar po i skadon afati i huazimit. Sa ditë para skadimit të afatit të huazimit do të merrni njoftimin, varet nga biblioteka. Afatin e huazimit e shtyni përmes COBISS+, para se ai të kaloj.
Njoftimi se së shpejti do të merrni vërejtje Biblioteka ju njofton, se afati i huazimit ka kaluar dhe në ditët në vazhdim do të merrni vërejtje, nëse materialin nuk e ktheni së shpejti. Sa ditë para marrjes së vërejtjes do të merrni njoftimin, varet nga biblioteka.
Njoftimi për skadimin e afatit të anëtarësisë Biblioteka ju njofton, se në datën e caktuar ju skadon afati i anëtarësisë. Sa ditë para skadimit të afatit të anëtarësisë do të merrni këtë njoftim, varet nga biblioteka.
Njoftimet e përgjithshme të bibliotekës Biblioteka mund të dërgoj njoftime të ndryshme rreth veprimtarisë së saj, organizimeve etj. (p.sh. ekspozita).

Ndryshimi i fjalëkalimit

Fjalëkalimin, të cilin ua ka ndarë biblioteka, mund ta ndryshoni duke klikuar në mundësinë Ndryshimi i fjalëkalimit në shërbimin Bibliotekat e mija. Nëse fjalëkalimin e keni harruar, kërkesën për fjalëkalimin e ri mund ta dërgoni duke klikuar në linkun Fjalëkalimi i harruar, i cili ndodhet nën formularin për hyrje në COBISS+.

Shënim: Te hyrja përmes Federatës ArnesAAI, për informacionet rreth të dhënave të autorizuara duhet të pyetni administratorët e ofertuesve LDAP. Te hyrja përmes llogarisë Google+ ose Facebook fjalëkalimet i menaxhoni përmes llogarisë suaj në Google+ ose Facebook. Te hyrja përmes adresës elektronike, fjalëkalimin për profilin COBISS-i im mund ta ndryshoni duke përdorur mundësinë Redakto COBISS-i im.

Profili i përdoruesit COBISS-i im

Profili i përdoruesit COBISS-i im është hapësira ku ruhet përmbajtja, të cilën e keni kërkuar dhe ku redaktoni parametrat e ndërfaqes COBISS+, siç janë: bibliotekat e paracaktuara gjatë kërkimit, lidhja e llogarive të ndryshme të shërbimit Bibliotekat e mija, ruajtja e pyetjeve të përdorura për kërkim etj. Përmes këtyre parametrave ju mund të rregulloni ndërfaqen e përdoruesit dhe në këtë mënyrë ta bëni më të përshtatshme për punë.

Profili i përdoruesit COBISS-i im ndodhet në shiritin e menusë në pjesën e djathtë të dritares. Për të përdorur këtë profil duhet të hyni në COBISS+. Profili krijohet në mënyrë automatike pas hyrjes së parë në COBISS+, me përjashtim të rasteve kur profili krijohet me adresë elektronike.

Pas hyrjes në profilin COBISS-i im ju mund të përdorni këto mundësi:
- Bibliotekat e mija
- Rafti im
- Kërkimet e mija
- Parametrat
- Redakto COBISS-i im
- Shkëputu

Bibliotekat e mija

Pasi të klikoni në Bibliotekat e mija shfaqet lista e bibliotekave ku jeni anëtarë dhe të cilat janë të lidhura me profilin COBISS-i im. Nëse profili i përdoruesit COBISS-i im nuk është i lidhur me asnjë bibliotekë, kjo listë është e zbrazët. Lista e bibliotekave përmban të dhëna për bibliotekat, numrat e anëtarësisë, materialet e huazuara dhe të rezervuara… Duke klikuar në një nga bibliotekat hyni në shërbimin Bibliotekat e mija, ku keni në dispozicion të dhëna të detajuara për materialet e huazuara dhe mundësitë e tjera, të cilat i ofron biblioteka. Bibliotekën mund ta largoni nga lista duke klikuar butonin Largo.

Nëse klikoni butonin Shto bibliotekën do të krijoni lidhjen e autorizuar me shërbimin Bibliotekat e mija. Pas konfirmimit të suksesshëm të të dhënave të autorizuara biblioteka shtohet në listën e bibliotekave të lidhura me profilin COBISS-i im. Mund të shtohen disa anëtarësi për të njëjtën bibliotekë, p.sh. edhe për anëtarët e familjes, të cilët vizitojnë të njëjtën bibliotekë.

Përse nevojitet lidhja me bibliotekat?

Këto lidhje ju mundësojnë kalim të thjeshtë nga profili i përdoruesit në shërbimin Bibliotekat e mija. Në profil mund t’i lidhni të gjitha bibliotekat, në të cilat jeni anëtar, dhe më pas thjeshtë lundroni nëpër mundësitë e shërbimit Bibliotekat e mija.

Shënim: Nëse në shërbimin Bibliotekat e mija ndryshoni fjalëkalimin, në listën e bibliotekave të lidhura, te biblioteka me fjalëkalimin e ndryshuar shfaqet çelësi, i cili ju paralajmëron për nevojën e lidhjes së sërishme të autorizuar me shërbimin Bibliotekat e mija. Kur të klikoni në çelësi, sistemi ju kërkon shënimin e të dhënave të autorizuara. Nëse autorizimi kryhet me sukses, çelësi largohet në mënyrë automatike nga lista e bibliotekave të lidhura me profilin COBISS-i im.

Rafti im

Regjistrimet e veçanta mund t’i ruani në Rafti im. Në listën e rezultateve të kërkimit regjistrimet i përzgjidhni, pastaj klikoni butonin Në raft. Për ruajtjen e regjistrimeve duhet të hyni në COBISS+.

Në menunë e profilit përdorni mundësinë Rafti im; shfaqet lista e materialeve. Këto regjistrime mund t’i dërgoni përmes postës elektronike, printoni, eksportoni në formatin RIS ose në Excel… Regjistrimet i përzgjidhni dhe më pas përdorni butonat në menunë mbi listën e materialeve.

Ju mund të rregulloni numrin e regjistrimeve që dëshironi të shfaqen në ekran, të kërkoni në listën Bibliotekat e mija ose regjistrimet t’i fshini nga lista duke klikuar në “X”.

Kërkimet e mija

Kërkimet e ekzekutuara mund t’i ruani për t’i përdorur përsëri. Pyetjen për kërkim e ruani në profilin COBISS-i im duke klikuar butonin Ruaj kërkimin mbi listën e rezultateve të kërkimit. Për të ruajtur kërkimet duhet të hyni në COBISS+.

Pyetjet e ruajtura për kërkim ndodhen në profilin e përdoruesit Kërkimet e mija. Në listën e kërkimeve të ruajtura shfaqen të dhënat për datën e ekzekutimit të kërkimit, pyetjet për kërkim dhe bazat e të dhënave në të cilat është ekzekutuar kërkimi. Kërkimi ekzekutohet përsëri vetëm nëse klikoni në pyetjen e ruajtur për kërkim.

Kërkimi mund të bëhet në listën e pyetjeve për kërkim. Pyetjen për kërkim e fshini nga lista e kërkimeve të ruajtura duke klikuar butonin e kuq Fshi. Listën e pyetjeve të ruajtura për kërkim mund ta rregulloni që të shfaqen 5, 15 ose 20 kërkime, apo të gjitha kërkimet e ruajtura.

Parametrat

Nëse përdorni mundësinë Parametrat ndërfaqen e përdoruesit COBISS+ mund ta rregulloni siç juve ju përshtatet. Mund të rregulloni:
- mënyrën e paracaktuar të kërkimit
- bibliotekat e paracaktuara për kërkim
- rëndësinë e rezultateve të kërkimit
- mundësitë e avancuara
- ndërfaqen e përdoruesit
- numrin e rezultateve të shfaqura

Si mënyrë e paracaktuar e kërkimit është kërkimi i thjeshtë, mirëpo ju mund ta ndryshoni duke vendosur si të paracaktuar kërkimin e avancuar ose të specializuar.

Gjithashtu mund të paracaktoni katalogun e një biblioteke ose të disa bibliotekave, në të cilët dëshironi të kërkoni. Katalogët e bibliotekave i përzgjidhni në dritaren Biblioteka e paracaktuar për kërkim.

Nëse dëshironi të ndryshoni parametrat e paracaktuar të rezultateve të kërkimit p.sh. në rend të parë të shfaqet materiali, i cili i përgjigjet preferencave tona personale, përdorni mundësinë Rëndësia e rezultatateve të kërkimit. Nëse artikujt janë qëllimi kryesor i kërkimit tuaj, përzgjidhni parametrin e duhur dhe alegoritmi i rëndësisë do ta respektoj atë dhe në krye të listës së rezultateve të kërkimit do të jenë artikujt. Mund të zgjidhni midis këtyre mundësive:
- nuk ka rëndësi
- libra
- artikuj
- teza, raporte kërkimore etj.

Mundësitë e avancuara mundësojnë rregullimin e disa funksioneve shtesë, të cilat përdoren gjatë kërkimit, e që nuk janë pjesë e vlerave të paracaktuara. Ato janë:
- shfaqja e regjistrimit bibliografik në formatin ISBD
- shfaqja e regjistrimit bibliografik në formatin COMARC
- eksporti i regjistrimeve bibliografike në formatin RIS
- eksporti i regjistrimeve bibliografike në Excel

Menunë e kufizimit përmes faseteve mund të ta keni në anën e djathtë ose të majtë të listës së rezultateve të kërkimit. Parametrat e paracaktuara ndodhen në anën e majtë.

Mund ta paracaktoni edhe numrin e rezultateve të shfaqura në një faqe. Mund të përzgjidhni midis 10, 25 ose 100 rezultateve. Vlera e paracaktuar është 10.

Parametrat i ruani duke klikuar butonin Ruaj.

Redakto COBISS-i im

Në profilin COBISS-i im mund të ndryshoni:
- emrin që shfaqet në titullin e menusë së profilit
- fjalëkalimin e profilit COBISS-i im

Profilin e fshini nëse klikoni butonin Fshirja e profilit COBISS-i im. Me këtë veprim në mënyrë të pakthyeshme humbni të gjitha regjistrimet e ruajtura, kërkimet dhe parametrat e tjerë të profilit.

Nëse në COBISS+ hyni përmes adresës elektronike mund të ndryshoni edhe:
- emrin e përdoruesit
- adresën elektronike

Linqet direkte

Në vazhdim janë dhënë shembuj të linqeve (URL-ve) direkte për disa funksione në COBISS+.

SHËNIM: URL nuk duhet të përmbaj hapësira, shkronja me shenja diakritike (ç, č, š, ž) dhe disa shenja të tjera. Në vend të hapësirës duhet të vendosni “+” ose “%20”.

Mënyrat e kërkimit

Shembuj:


Hyrja në një bibliotekë

Shembuj:


  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/search/simple?db=krte?lang=sq (Biblioteka e Institucionit Nacional “Koço Racin”, Tetovë (KRTE))

  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/search/simple?db=krte-2?lang=sq (Biblioteka e Institucionit Nacional “Koço Racin”, Tetovë (KRTE), dep. 2)
  • Këshillë:

    Në parametrin db shënoni akronimin e bibliotekës.

    Hyrja në një bazë të të dhënave

    Shembuj:


    Këshillë:

    Nëse bëhet fjalë për bazë të të dhënave, pas vizës së fundit të pjerrët (“/”) shënoni shkurtesën e bazës.

    Kërkimi

    Shembuj:


  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/search?q=nemscina&db=cobib?lang=sq (kërkimi në COBIB; termin për kërkim e shënoni pa shenjat diakritike)

  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/search?c=au=kiril*+and+py=2008&db=krte?lang=sq (kërkimi në bibliotekën e Institucionit Nacional “Koço Racin”, Tetovë (KRTE); në vend të hapësirës shënoni “+”)
  • Shfaqja e regjistrimit

    Shembuj:


  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/krte/512203480?lang=sq (Biblioteka e Institucionit Nacional “Koço Racin”, Tetovë (KRTE))

  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/krte-2/93038346?lang=sq (Biblioteka e Institucionit Nacional “Koço Racin”, Tetovë (KRTE)), dep. 2)
  • Gjuha e ndërfaqes

    Shembuj:


  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7?lang=en;
    https://plus.mk.cobiss.net/opac7?lang=sq (faqja kryesore e COBISS+)

  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/search?q=slovenija&lang=en;
    https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/search?q=slovenija&lang=sq (shembuj të kërkimit)
  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/search?c=sp=0350-4972&db=cobib&lang=en&&r1=true;
    https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/87285258?lang=en (shembuj të kërkimit në ndërfaqen në gjuhën angleze me shfaqjen e regjistrimit të gjetur)
  • https://plus.mk.cobiss.net/opac7/bib/512059894?lang=en#full (shembull i kërkimit në ndërfaqen në gjuhën angleze, shfaqja e regjistrimit të gjetur me të dhëna të detajuara)
  • Këshillë:

    Vetëm përdoruesit e paregjistruar mund të vendosin gjuhën e ndërfaqes duke përdorur parametrin lang në URL, sepse përdoruesit e regjistruar kanë përcaktuar gjuhën e preferuar të përdoruesit.

    Administrimi i sesionit të përdoruesit dhe shkëputja

    Me hyrjen në aplikacionin online COBISS+ krijohet sesioni i përdoruesit. Sesioni mund të mbyllet në dy mënyra:
    - nëse jeni në profilin COBISS-i im, përdorni mundësinë Shkëputu
    - duke ndërprerë punën me shfletuesin e internetit në programin e shfletuesit

    Me mbylljen e sesionit fshihen parametrat e përkohshëm (historia e kërkimeve, mënyra e kërkimit…), ndërsa parametrat në profilin COBISS-i im ruhen.

    Kujdes!

    Nëse COBISS+ e përdorni në kompjuterët publikë (p.sh. në biblioteka), shkëputja është shumë me rëndësi. Duke u shkëputur nga COBISS+ ju i fshini shërbimet e përdorura dhe nuk i lejoni përdoruesit e tjerë të shikojnë kërkimet tuaja, materialet e huazuara etj. Në këtë mënyrë ruani identitetin tuaj.


    (1) Midis sistemeve të veçanta kombëtare të rrjetit COBISS.Net mund të ketë ndryshime në implementimin e shërbimeve.